Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri dénòncoi të martën manipulimin e votave nga grupi numurues në KZAZ nr.Nr.79 në Tepelenë.
Përmes një postimi në rrjetin Facebook, Vetvendosje publikoi videon e kamerave të vëzhgimit, ku numurues shihen të shtojnë shénja X në fletët e votimit.
Sipas LVV, krími zgjedhor u konsumua në datën 26 prill “në bashkëpunim mes gjithë anëtarëve të Grupit Numërues të Vendit të Numërimit të Votave”.
“Ne kërkojmë marrjen e menjëhershme të masave administrative nga KQZ-ja dhe ndjékjen pénale të menjëhershme për këtë rast nga orgànet e drejtësisë,” lexon deklarata e Qendrës LVV në Shqipëri.
Lëvizjes Vetëvendosje kërkoi gjithashtu nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shpàlljen e pavlefshme të zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e tyre.
Kandidati i Vetëvendosjes në qarkun e Tiranës Boiken Abazi i cili nuk arriti që të fitonte mandatin e deputetit në 25 prill vijon me denoncimet që sipas tij vërtetojnë se procesi është manípuluar.
Pas dy videove që publikoi, Abazi kércénon se ka edhe të tjera, por kërkon reàgimin e shtetit.
“Sa video duhet ende të publikojë Lëvizja Vetvendosje! Për të kuptuar çfarë makinerie e déformimit të votës ka qenë në lëvizje në këto zgjedhje?
Dy të reja i nxòrrëm sot, nëse nuk mjaftojnë, nxjérrim edhe tjetër. Por si shpjegohet që partitë “e mëdha” nuk po i nxjérrin këto video? Nga KQZ i kemi marrë ne pamjet filmike zyrtare. Të njëjtat pamje filmike i kanë edhe ata.
Si shpjegohet që nuk po veprojnë organet e shtetit!? Kush ka më gojë të thotë se këto kanë qenë zgjedhje të lira e të ndershme!? Kanë vjédhur para, gjatë dhe pas fushatës si të babézitur! Vjédhin zgjedhjet që pastaj të vjédhin një popull të tërë” shkruan Abazi.