Pak ditë më parë, televizioni “Top Channel”, zbùloi se janë hapur audicionet për spektaklin e famshëm, që pritet prej disa vitesh, “Big Brother VIP”.

Ndryshe nga herët e tjera, këtë vit spektakli do të bëjë pjesë të shtëpisë më të madhe njerëz të famshëm, të cilët duhet të mësojnë të jetojnë larg komoditeteve të jetës së përditshme.

“Shtëpia më e famshme e Shqipërisë së shpejti do të rihapë dyert për banorët e saj. Por këtë radhë ka një ndryshim, aspak të vogël… ata janë të gjithë PERSONAZHE VIP. Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg luksit, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, thuhet në një njoftimin e “Top Channel”.

U tha se dy konkurrentet e para do të jenë pikërisht vajzat që tràzuan rrjetin në “Për’Puthen”, Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni.

Mirëpo, kjo e fundit ka folur për herë të parë për aludimet dhe ka treguar që në fakt këto s’janë lajme të vërteta.

E pyetur nga fansat në Instagram, Tea tregoi se ajo nuk do të marrë pjesë dhe lajmi është nxjerrë nga portalet.

“Jo, thjesht portale që fabrikojnë lajme për klikime”, shkruan ish-konkurrentja.

Pas pikëpyetjeve të mëdha se kush do ta drejtojë spektaklin e famshëm, u tha po ashtu se moderimi i emisionit i është ofruar Arbana Osmanit dhe me shumë gjasa, ajo do ta pranojë këtë propòzim.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës. Për momentin, ajo është në përfundim të ciklit të emisionit tjetër, “Dua të të bëj të lumtur”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!