Sot, më 7 maj, ka festë në shtëpinë e Arbanës dhe Eduartit.

Për të gjithë kuriozët, Arbana ka lindur më 7 maj të vitit 1983 dhe sot ka mbushur 38 vjeç, Eduarti ka lindur 4 vite pas partneres, pra ai mbush 34 vjeç.

Megjithatë, diferenca në moshë nuk i péngon aspak dy të dashuruarit.

Si rrallëherë, moderatorja ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto ku shkémben me partnerin një puthje në buzë, teksa i shkruan fjalët më të ëmbla duke e uruar për ditëlindje:

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj“

Ndërkohë që të gjithë prisnin foto nga festa e ditëlindjes, dyshja na surprizoi me fotot e publikuara në Instagram.

Në fshéhtësi të plotë, ata paskan udhëtuar drejt një ndër qyteteve të zemrës së Arbanës dhe padyshim një ndër më të bukurit në botë, Milano-s.

Arbana ka publikuar një foto ku duket e veshur me të zeza, teksa në dorë mban një tuftë të madhë trëndafilash që me shumë mundësi ia ka dhurar gjysma tjetër e saj.

“Faleminderit të gjithëve për urimet e bukura, love you all”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.

Nga ana tjetër, Eduarti ka postuar një foto, veshur me një këmishë të zezë nga po i njëjti vend ku shfaqet shumë i buzëqeshur dhe më pas ka publikuar një foto ku shfaqet së bashku me Arbanën dhe i ka uruar të shtrenjtës së tij ditëlindjen.

Të panumërta janë urimet drejtuar çiftit të bukur që tashmë më shumë se kurrë, është në kulmin e lumturisë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!