Pas një nate të gjatë plot emocíone është shpallur fituesi i Eurovision 2021. Shteti fitues është Italia.

Në mesin e shumë përfaqësuesve, Maneskin arriti që të marrë çmimin kryesor.

Plot 26 artistë nga 26 shtete të ndryshëm u ngjitën në skenën e madhe të festivalit evropian, që këtë vit u mbajt në “Ahoy Arena”, në Rotterdam të Holandës.

Finalja e këtij viti u organizua me prezencën e dy shqiptarëve: Anxhela Peristerit, e cila përfaqëson Shqipërinë, dhe Gjon’S Tears, i cili përfaqëson shtetin e Zvicrës.

Anxhela Peristeri dhuroi një performancë eléktrizuese në “Eurovision”. Këngëtarja shqiptare me këngën e saj “Karma” u rëndit e 21-ta.

Shqipëria mori gjithsej 22 vota nga votat e shteteve, ndërsa 35 vota nga publiku.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!