Para se të mbaronte emisioni “Për’Puthen”, Riniani lajmëroi se nuk do të jetë më pjesë e tij.

Në fakt publiku e kishte vënë re prej ditësh mungesën e tij dhe më në fund ai konfirmoi se nuk është më pjesë e programit.

“Miq, Faleminderit te gjitheve per Suportin, Kritikat edhe Komplimentet e pafundme qe me keni dhene gjate rrugetimit tim ne Perputhen . Kam marre mesazhe te shumta per mungesen time, doja t’ju njoftoja ashtu si e keni pare, une nuk jam pjese e programit ka 3 jave, arsyet do vijne se shpejti!Faleminderit edhe shume mirenjohje per te gjithe ju! Ju dua shume”, shkroi Riniani.

Ndërkohë i ftuar para disa ditësh në programin “Shqipëria Live”, Riniani tha se në jetën e tij ka hyrë një njeri i ri.

Ai zbùloi se një vajzë i ka rrémbyer zemrën dhe se janë në fazën e dashurisë.

Vajza në fjalë nuk ka lídhje me “Për’puthen”, sepse me të është njohur pas përfundimit të emisionit.Në momente intime, ish- konkurrenti i “Për’puthen”

“Zemra ka rifilluar të rrahë. Njohja ka ndodhur, tashmë them se jemi në fazën e dashurisë. Nuk ka lidhje me ‘Për’puthen’, as me showbiz-in. Kemi pasur një kontakt kur po lija programin”, rrëfeu ai.

Së fundmi në rrjet po qarkullojnë foto të Rinianit me të dashurën në aeroport.

Çifti shihen duke u puthur dhe shumë të lumtur, ndërsa vajza brune është e panjohur për ekranin.Në momente intime, ish- konkurrenti i “Për’puthen”

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!