Ballina Showbiz U bë baba për herë të dytë, Pirro Çako zbulon emrin dhe...

U bë baba për herë të dytë, Pirro Çako zbulon emrin dhe gjininë e fëmijës (FOTO)

Një lajm i ëmbël ka ardhur ditën e sotme nga jeta private e kantautorit shumë të njohur shqiptar, Pirro Çako.

Ai është bërë baba për herë të dytë pasi para pak javësh partnerja e tij ka sjellë në jetë një djalë, të cilin prindërit e kanë pagëzuar me emrin Amadeus, bën të ditur “Bordo”.

Me siguri ky lajm do të surprizojë jo pak njerëz pasi kantautori gjatë gjithë kohës përpiqet që jetën e tij private ta mbajnë larg syrit të publikut.

Pirro Çako është gjithashtu baba i një djali 25-vjeç, Antoni Çako, nga martesa me sopranon Inva Mula.

Kujtojmë se para dy vitesh u bë i ditur lajmi se Çako nisi një romancë të bukur me një bjonde të re në moshë, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur.

Asokohe, kantautori vendosi që të shfaqej në publik pranë të dashurës së tij, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku.

Përsa i përket jetës së tij profesionale, nëse do të duhej të përmendnim një dyshe shumë të mirë dhe të suksesshme në industrinë e muzikës, padyshim që do thonim Elvana Gjata dhe Pirro Çako.

Pas albumit të parë ata erdhën me albumin tjetër “Çelu” i cili mban 7 këngë që në fakt vijnë si një formë drite dhe shprese për jetën.May be an image of 1 person

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Ledri thùmbon kolegët: Dikush blen klikime, dikush gjëra të tjera! (FOTO)

Ledri Vula ka qenë dhe mbetet një nga reperët më të pëlqyer për publikun. Këngët e tij janë ndër më të dëgjuarat dhe ky sukses...

‘Si jeton me prinderit e Olsit?’/ Egli Tako habit me përgjigjen e saj! (FOTO)

Olsi Bylyku dhe Egli Tako janë një ndër çiftet më të komentuara të showbizit. Egli Tako, ka realizuar së fundmi një Q&A në Instagram, ku...

Aurela Gaçe thùmbon haptazi kolegët: Nuk kam lekë për të blerë…! (FOTO)

Aurela Gaçe apo siç e thërrasin ndryshe, diva e muzikës shqiptare, është një artiste shumë e dashur për publikun. Aurela ka pjesë e një interviste...

Marinën e ka ‘kàpur’ syri keq! Pas COVID i ndodh një tjetër íncídent! (FOTO)

Marina nuk flet shpesh për jetën e saj private, por kësaj here ajo ka kërkuar ndihmë nga ndjékësit pas një íncídenti që i ka...

Rita Ora i jep fund beqarisë! (FOTO)

Rita Ora dhe Taika Waititi janë martuar! Ata kanë zhvilluar një ceremoni të fshéhtë në Londër. “Ishte një ceremoni vërtet intime dhe super e veçantë...
error: Alert: Content is protected !!