Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkàk të angàzhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”.

Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika.

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.

Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor.

U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.

Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndàu një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë màgjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re.

“1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti të cilin ajo po e punon me shumë përkushtim e dashuri.

Flitet se një ndër bashkëpunëtorët e saj në muzikë është Ylli Limani, ndërsa së fundmi Luana ka zbuluar se ajo ka bashkuar fòrcat edhe me Philipp Plein.

Mesa duket, Luana i ka besuar gjigandit të modës imazhin e projektit të ri, ndërsa ai e surprízuar me një dhuratë nga koleksioni i ri.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!