Detaje të reja zbulohet nga grupi i punës së PD për problematikat në zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Osman Stafa për BalkanWeb raporton se një grup juristësh dhe ekspertë teknologjie po punojnë për të faktuar e dokumentuar të gjitha problemet që do të përmblidhen më pas në një ‘’dosje të zezë’’.

Grupi i punës ka përfshirë që periudhën 4 muaj para zgjedhjeve për të parë aktivitetin e institucioneve shtetërore dhe për të faktuar ndikimin e tyre tek qytetarët, pretendimet gjatë fushatës, ditën e votimit më 25 prill si dhe më pas gjatë numërimit.

Basha dje u komunikoi krerëve të degëve të PD se zgjedhjet e 25 prillit nuk do të njihen, por u ka lënë porosi të grumbullojnë të gjitha faktet e problematikave në zgjedhje.

Këto dokumente konfidenciale të siguruar nga MCN dhe gazetari Klodian Tomorri, tregojnë se përmes programit të granteve të rindërtimit, në muajt mars dhe prill qeveria trànsferoi plot 40 milionë euro kesh në llogaritë e mijëra familjeve në Durrës, Shijak, Kamzë, Vorë, Rrogozhinë, Kavajë, Mirditë, Lezhë dhe në të gjitha zonat e prékura nga térmeti.

Fenomeni ka qenë aq masiv, sa që mund të jetë operacíoni më i madh i ndikimit të votës në shkallë të gjerë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri.

Jo me para informale, por drejtpërdrejtë me paratë e buxhetit të shtetit, pra me paratë e taksave të qytetarëve.

Gjithçka në rrugë lígjore dhe gjithçka nën hundën e opozitës. Kjo e fundit madje, shëtiste nëpër Shqipëri autokolonat e militantëve.

Por ndërsa opozita jetonte me shpresën dhe mundësinë për të fituar zgjedhjet me votë të lirë dhe frymë ndryshimi, qeveria përveç masave të tjera, ishte duke realízuar në héshtje operacíonin më të madh të ndíkimit të votës, rezultati i të cilit u pa në 25 prill me 77 mandate.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!