Princi prej disa javësh është deklaruar vetëm për Aristelën në emision, ndërkohë që kjo e fundit nuk ka bërë të njëjtën gjë.

Madje disa ditë më parë, gjatë trànsmetimit të takimit të saj me Princin, Aristela u shpreh e lumtur që nuk e ka bërë këtë deklaratë.

E gjithë kjo erdhi për shkak të afrimitetit, por edhe kunjave, që Princi ka hédhur herë pas here me konkurrentin tjetër, Blerimin.

Për të sqaruar këtë raport mes dy miqve, Blerimi dhe Princi, u ulën sot përbàllë njëri-tjetrit për t’u ballafaquar.

Ndërkohë që të gjithë prisnin një sqarim, Blerimi bëri një deklaratë të papritur.

Edhe pse ai ka pasur përplàsje shumë shpesh me Aristelën, Blerimi i tha Princit se nuk do të tërhiqet prej saj, sepse ka pëlqim për të.

Blerimi u shpreh se do të tërhíqet nga Aristela vetëm në momentin që ajo do të deklarohet për Princin në emision.

“Nëse më kërkon mua që të tërhiqem nga Aristela, sepse ti e dashuron shumë Aristelën, unë nuk të ndihmoj dot këtu. Edhe mua më pëlqen Aristela si femër, pavarësisht se jam zhgénjyer prej asaj fjale, por nuk të ndihmoj dot këtu. Por nëse ajo thotë, Blerim do deklarohem për Princin apo dua atë dhe jo ty, unë do e respektoj. Por të lutem mos ma merr për keq, nëse nuk tërhiqem për këtë gjë”, u shpreh Blerimi.

Se si do të shkoj deri në fund çështja mes kësaj treshe pritet ta shohim në vijim.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!