Ballina Magazina Pas ndarjes me Ledjanën, Mevlani ballafaqohet dhe flirton me Antonelën (VIDEO)

Pas ndarjes me Ledjanën, Mevlani ballafaqohet dhe flirton me Antonelën (VIDEO)

Mevlani doli çift me Ledianën nga emisioni, por nga ana tjetër Antonela nuk mundi të fshehë pëlqimin që ka ende ndaj Mevlanin.

Sot, në episodin e fundit të “Për’puthen”, u zhvillua takimi i fundit në studio, për të sqaruar njëherë e mirë marrëdhënien mes Antonelës dhe Mevlanit.

Antonela: Nuk kemi bërë kurrë takime 4-minutëshe, se si më duket…Më shih në sy!

Mevlani: Shoh, ku të dua, nuk jam i dashuri yt

Antonela: Je i dashuri i tjetër kujt?

Mevlani: Jemi tipa evropian të dy, e kemi kuptuar njëri-tjetrin gjithmonë

Antonela: E vërtetë, unë kam shumë respekt për ty. Ke ditur të luash lojën shumë mirë… Me mua nuk luajte, unë ta ndala lojën

Mevlani: Po pse, më pëlqeje akoma?

Antonela: Sepse akoma të pëlqeja.

Mevlani: Nuk të shkojnë këto budalliqe me mua!

Antonela: Unë jam tjetërkush, nuk të shkojnë me mua

Mevlani: Meqë ti ke respekt për mua, do të thotë që edhe unë të kam respektuar, ne e kemi pasur miqësinë, kemi folur, kemi qeshur

Antonela: Të admiroj si njeri, edhe te ajo kënga për respektin e gjithë kësaj kohe erdha

Mevlani: Të lumtë, je shumë e zgjuar

Mevlani: Mora vesh që kohët e fundit kishe qarë shumë në emision

Antonela: U preka, kaluar tërë kohën këtu

Mevlani: Apo qave për shokët që ikën një ditë para

Antonela: Unë qava kur ike dhe ti, jam shumë e ndjeshme, ti e di.

Më tej, Antonela i kujton Mevlanit festën e “Për’puthen”, disa ditë më parë, ku Mevlani interpretoi disa nga këngët e veta dhe ndër të tjera ra në sy afrimiteti me Antonelën, ndërkohë që Lediana mungonte.

Antonela: Si të buzëqeshte fytyra kur këndove me mua atë natë

Mevlani: Vërtet?

Antonela: Kush jam unë për ty sot

Mevlani: Antonela është…

Antonela: Fol mirë, se do të ngelin këto fjalë

Mevlani: Do të mbetesh një shoqe e mirë, çdo gjë ka qenë reale! Nuk kemi folur për ca kohë, pastaj kemi krijuar sërish atë respektin. Ndoshta ti brenda ke pasur atë pëlqimin dhe je munduar të më rrish afër, por unë nuk e kam kuptuar. Afrimiteti jot me mua, nuk më ka prishur punë me Ledianën

Antonela: Sepse nuk ka qenë dashakeqëse!

Në fund, Mevlani sqaron se bashkë janë shokë shumë të mirë. “Nuk ka asgjë më tepër! Më shumë shkojmë kështu, bëjë gallatë se sa në një marrëdhënie”, rrëfen konkurrenti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

A do jetë Stresi pjesë e koncertit të Noizyt? Ja ku e keni përgjigjen përfundimtare! (VIDEO)

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante. Por a do të...

Ritem veror dhe tekst bànal, kjo është kënga e Era Istrefit dhe Mozzik që u anullua! (VIDEO)

Të gjithë po prisnim të dëgjonim për herë të parë një bashkëpunim mes dy artistëve më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefit. Vetë...

Noizy publikon këngën e re, Loredana pjesë e klipit si dikur me Mozzik! (FOTO)

Noizy ka publikuar këngën e tij më të re dhe surprizë: Ashtu siç u kishim njoftuar, në klip shfaqet edhe reperja Loredana! Kënga “Benzi i...

‘Alpha Show’ është gati! Noizy tregon se ç’pritet të ndodhë gjatë natës së sotme! (FOTO)

Prej disa javësh reperi i mirënjohur Noizy ka njoftuar për një koncert i cili do të bëjë bashkë fansat e tij të rinj, por...

Donaldi rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po çménd rrjetin! (FOTO)

Të gjithë e dimë se pas ngjàrjeve të ndodhura në “Big Brother Vip” çdo tekst i Donaldit është një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për...
error: Alert: Content is protected !!