Kreu i ‘Nismës Thurje’, Endri Shabani, është larguar nga studio e ‘Open’ në Top Channel mbrëmjen e sotme, pas një debàti me moderatoren e emisionit, Eni Vasili.

Sipas Shabanit, ai nuk mori kohën e duhur për të folur në emision dhe se nuk iu la të mbaronte arsyetimin.

Pjesë nga biseda:

“Po më lër të mbaroj fjalinë tani, se kam 30 minuta pa folur,” tha Shabani.

“Po ja prit t’i japim dhe fjalën …,” tha Vasili.

“Po ç’është kjo punë që s’më lini të mbaroj,” tha Shabani dhe më pas hoqi mikrofonin dhe u largua.

Eni Vasili: Po pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Endri Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin praVazhdoni vetë”/ Endri Shabani braktis në mes emisionin për shkak të….Si i  përgjigjet gazetarja Eni Vasili

Eni Vasili: Po mirë, si të dëshirosh.

Endri Shabani heq mikrofonin dhe largohet.

Besart Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Eni Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë.

Kujtojmë se, Nisma Thurje arriti të marrë mbi 10 mijë vota në zgjedhjet e 25 prillit por jo të mjaftueshme për të prodhuar një mandat deputeti në Kuvendin e ri të Shqipërisë.

Para se të largohej nga studio, Shabani u shpreh se partitë e vogla kanë pasur nevojë ekstréme që elektorati i tyre të njihej.

Shabani: 30 ditë fushate ka qenë e vështírë që votuesit të shohin programin tonë politik. Mendoj se fushata jonë ka qenë më e mirë se fushata e Tom Doshit. Pas fushatës ju na merrni këtu dhe na thoni pse jemi kaq të dobët. Ndërkohë që keni një subjekt që ka marr mbi 10 mijë vota dhe nuk është sot në parlament. Jemi në një situatë ku partitë të cilat kanë edhe para nga grupet krímínale kanë marrë 140 mln lekë nga taksat tona për të bërë fushatë, për të cilën e bëjnë për 4 vjet. Ne që kishim névojë ékstréme për të na njohur elektoratin kemi marrë 0 lekë. E gjithë débati u polarízua, pati një vràsje në Elbasan, është e vështírë që një aktor i tretë të mbí në këtë situatë, sepse një pjesë e madhe e opozítarëve thonë të votojmë Bashën të heqím Ramën. Në këtë mes edhe media dhe anàlistët diskutojnë pse nuk fitojnë partitë e reja. Kjo quhet profeci vetëmbushëse, ky lloj diskursi ka impaktin e vet. Nuk kemi hùmbur ne, kemi hùmbur të gjithë. Kemi nevojë për një dorë, për rolin tuaj, se nuk është problemi te ne, problemi është që ça modeli i japim të rinjve.

Zgjedhjet e 25 prillit/ Shabani: Nuk do jemi patericë e asnjë force  politike! - Top Channel

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!