Ola dhe Jasmina, dy konkurrentet e “PërPuthen”, janë shfaqur në ekran si àrmike të njëra-tjetrës, pasi kanë rréfyer se kanë dy vite që nuk flasin më.
Por së fundmi, u publikua një foto në të cilën shihen dy vajzat të ulura së bashku në një lokal në shoqërinë e një djali tjetër.
Kjo foto është shkrépur së fundmi në Durrës dhe tregon se dy vajzat jashtë ekranit janë në fakt shoqe me njëra-tjetrën.
Disa ditë më parë u publikua një video ku dy konkurrentet dilnin nga i njëjti pallat dhe u tha se ato jetojnë bashkë.
Gjatë një përballje në “Për’Puthen” ato të dyja treguan se marrëdhënia e tyre u ndërpré pas një udhëtimi në Maltë.
Gjithashtu vajzat thanë se më parë kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplàsje për gjëra të ndryshime në lídhje me jetesën dhe miqësia e tyre mori fund 2 vite më parë.
Mirëpo videot dhe fotot e publikuara në media e rrjete sociale kanë treguar gjithmonë të kundërtën.
Ato të dyja janë parë shpesh gjatë kësaj kohe në shoqërinë e njëra-tjetrës, që do të thotë se àrmiqësia mes tyre nuk ka qenë fare e vërtetë, por është bërë e gjitha për efekt të spektaklit.
Faqja “Demàskime_përputhën” që kanë publikuar një fotografi. Ola dhe Jasmina shihen bashkë në një qendër tregtare.
Tashmë që Jasmina nuk është më pjesë e emisionit, ato të dyja kanë vendosur të tregojnë vetë si është e vërteta.
Sot Jasmina ka publikuar një video me Olën, ku të dyja thonë se nuk ju intereson se çfarë thonë të tjerët për to.
Edhe pse të gjithë e dimë tashmë se ato kanë qenë gjithmonë shoqe, Ola ka komentuar poshtë videos së Jasminës:
“Fillim i ri dashuria ime”. Ndërsa Jasmina ja ka kthyer: “Pa fat në dashuri, por ky fat kaloi në shoqëri”.
Gjithashtu sot Jasmina i bëri një surprízë Olës sot për ditëlindje dhe tha se raporti mes tyre është rregulluar rrugës.