Pas bashkëpunimeve “(X4)SE” dhe “Dashnia” dy konkurrentët e Për’puthen Juli dhe Mevlani kanë vendosur të publikojnë një këngë tjetër.

Mirëpo, këtë herë kanë bashkuar forcat edhe me çiftin Stine-Grazia duke formuar një super katërshe.

Krejt surprizë, ata kanë lançuar pasditen e sotme projektin e tyre që mban titullin “Jena one”, një këngë ritmike tipike për stinën e verës.https://www.photojoiner.net/image/Fq0jlSdI

Sikundër mund ta merrni me mend edhe nga titulli teksti i këngës flet për jetën luksoze dhe arritjet e tyre pas një kalvari vështírësish.

Edhe videoklipi është krijuar me të njëjtën ide: makina të shtrenjta dhe shumë para!

Teksa katër këngëtarët duhet thënë se duken mjaft në harmoni për njëri-tjetrin.https://www.photojoiner.net/image/E8Dz10JE

Kjo nuk është vetëm hera e parë që ata bëhet bashkë, por edhe kënga e parë e Stines dhe Grazias.

Ndërkohë, nëse Mevlani dhe Juli na sjellin një projekt tjetër së bashku nuk do habiteshim aspak, sepse tani janë bërë të pandarë edhe në muzikë.

Projekti i katër këngëtarëve po ashtu vjen i kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale dhe me paraqitje të mahnitshme të tyre.

Projekti i ri muzikor nga katër këngëtarët erdhi edhe me videoklip të punuar nga Estia Film, ndërsa producent ishte vetë Stine, tekstin e punuan Stine dhe Grazia.

Këtë këngë tashmë mund ta gjeni edhe të plotë në YoTube në kanalin zyrtar të ‘Stine Records’.

Stine ndërkaq është komentuar mjaft shumë edhe për ndarjen nga bashkëshortja Grazia si dhe për ribashkimin e tyre, teksa kanë së bashku një vajzë.

https://www.youtube.com/watch?v=XeZWgP6bocY

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!