Pas 9 muajsh Mevlani vendosi sot të largohet përfundimisht nga “Për’Puthen”.

Ditën e sotme pas një mungese prej 1 jave, vendosi të rikthehej sërish në program edhe Ledjana, duke qenë se ajo ka pasur historinë më të fortë me Mevlanin në emision.

Ajo u shpreh se këto ditë ka reàguar e revòltuar në rrjete sociale, për shkàk se shumë njerëz kanë hédhur bàltë mbí imazhin e saj me historinë e burrit në Belgjikë, që sipas saj nuk është e vërtetë.

Gjatë emisionit, si Mevlani dhe Ledjan, ishin shumë të tensíonuar dhe nuk u shprehën të bindur nëse do të dilnin çift së bashku.

“Pas asaj puntate dhe atyre fjalëve që Ledjana shprehu në studio, disi më préku dhe më ftohu dhe mua. Normal që njeriu ftohet pas gjithë asaj euforie që mund të kesh për ta bërë për vete, por kur një person të vë barríerën në mes dhe ka gjithmonë ankesa ndaj teje, kot që lodhesh. Edhe kurrë mos ta njohësh një person, një gjest të vogël të bëjë mund të kthehesh. Për diçka që mund të të ketë lënduar që nuk është fundi i botës, por në momentin që personi të ka ndejtur afër kërkon ta shërojë atë plagë, edhe ti i vë diçka në mes, nuk e di cfarë të bëj dhe unë”, u shpreh Mevlani.Lediana i vendos ultimatum Mevlanit: Erdhi të na ndajë! Nëse i bën këngë  Antonelës unë…

Ndërsa Ledjana nga ana tjetër pranoi se ka ndjenja për Mevlanin, por veprimet e tij nuk i japin siguri.

Megjithatë, në fund gjithçka u sheshua mes tyre pasi u ngritën dhe kërcyen bashkë nën ritmet e këngës që Mevlani i ka dedikuar Ledjanës.

Pasi në emision u transmetuan momentet e tyre më te bukura, Antonela shpërtheu në lot.

Kjo e fundit për një kohë të gjatë pati një lidhje shumë të ngushtë me Mevlanin, por më pas u tërhoq dhe vendosi që t’ja linte rrugën të lirë Ledjanës.

Sot Antonela u shpreh se dëshiron që Mevlanin ta shohë të lumtur si në fillim dhe hodhi dyshime pasi tha se ai dhe Ledjana kanë mbuluar gjithmonë njëri-tjetrin.

“Dua që Mevlani të kthejë buzëqeshjen që ka pasur në fillim, edhe mos ta gënjejë veten me gjëra të kota për të dalë mirë në publik. Unë e njoh shumë mirë. Ka shumë faj edhe ai, nuk dua ti hedh fajin vetëm Ledjanës. Keni mbuluar njëri-tjetrin gjithmonë, kështu që nuk ke si e lë në baltë Ledjanën në këto momente”, tha Antonela mes lotësh.

Ndërsa Mevlani tha se nuk i merr në konsideratë fjalët e Antonelës, duke i konsideruar si një mënyrë për të marrë vëmendje.

Në fund ai u largua me Ledjanën nga studioja, pasi të dy i dhuruan një puthje në buzë njëri-tjetrit.

Dyshja lanë të kuptohet se nuk janë ende çift bashkë, por njohja do të vazhdojë jashtë emisionit.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!