Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkàk të angazhimeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”.
Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhirimet kanë nisur.
Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor.
U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.
Po prisnit detaje të tjera? Epo ja ku i keni!
Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndàu një foto ku u shfaq e veshur me të bardha si një zanë magjike, teksa zbuloi për fansat titullin e këngës së saj të re.
“1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti të cilin ajo po e punon me shumë përkushtim e dashuri.
Kujtojmë se ditë më parë, Luana udhëtoi drejt Kosovës dhe “Prive” mësoi se ajo ndodhej aty jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës.
Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez.
Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re.
Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.