Çmimin e parë në festivalin e këngës “Eurovision 2021” e rrémbeu mbrëmjen e djeshme Italia, e cila u përfaqësua nga grupi “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni”.

Italia (524 pikë) ishte në një garë të fortë me Francën (499 pikë) dhe Zvicrën (432 pikë), të cilat u renditën përkatësisht në vendin e dytë dhe të tretë.Zitti e buoni": ITALY wins the Eurovision Song Contest 2021! | escgo!

Zvicra u përfaqësua nga shqiptari Gjon Muharremaj, i cili i mrekulloi të gjithë me vokalin e tij.

Shqipëria, e përfaqësuar denjësisht nga Anxhela Peristeri me këngën “Karma” u rendit në vendin e 21-të me 57 pikë.

Këngëtarja bëri mal zemrat e shqiptarëve dhe dhuroi një spektakël të vërtetë me këngën e shkruar nga Olti Curri dhe kompòzuar nga Kledi Bahiti.Ja kur do të performojnë Anxhela Peristeri dhe Gjon Muharremaj në finalen e  'Eurovision' - Gazeta Express

Kur erdhi momenti për të lexuar votat e publikut, Britania e Madhe u lexua së pari pasi ishte renditur në vendin e fundit me 0 vota nga juria e shteteve të Evropës.

Ky rezultat do të thotë që asnjë nga juritë e 39 vendeve me votim në “Eurovision 2021” nuk zgjodhi Embers midis këngëve të tyre të preferuara të finales.

Nuk dihet nëse ky ishte një vendim politik apo thjesht asnjë nga shtetet e tjera europiane nuk e pëlqyen këngën as sa për t’i dhënë të paktën një pikë.Eurovision 2021: Who is James Newman? | Metro News

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!