Ditën e djeshme, Marina Vjollca ka festuar 31-vjetorin e lindjes dhe s’mund të mungonte kurrësesi një urim super romantik nga Getoari.

Krahas fotos së partneres, reperi ka shkruar fjalët më të ëmbla të dashurisë.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, janë fjalët e tij krahas fotos së Marinës.

“Të dua pafund jetë”- ka shkruar moderatorja.

Së fundmi, bukuroshja ka zbuluar dhuratën më të veçantë që na kanë zénë sytë, një skulpturë punuar nga duart e dashurisë së saj.

Moderatorja nuk është përbajtur dot nga lumturia dhe e ka ndarë me të gjithë ndjekësit e saj, ku dhe nuk kanë munguar disa fjalë mjaft të bukura dedikuar reperit.

“Më ke bërë të përjetoj një nga ndjesitë më të bukura! Të dua Jeta ime. @ghettogeasy
Veç lumturi më fal”, ka shkruar Marina krahas fotove ku vihet re Geti duke punuar skulpturën e moderatores.Marina Vjollca zbulon dhuratën e veçantë të Getoarit për ditëlindje - Tv  Klan

Mesa duket dashuria i zbuloi një talent të fshehur të reperit!

Teksa shijon marrëdhënien e tij me Marinën, Getoari po shijon gjithashtu karrierën muzikore.

Pak ditë më parë, ai erdhi në një bashkëpunim me Majk dhe Ermal Fejzullahun, me një këngë të titulluar “Para para”.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!