Even “bad boys” fall in love! Po, edhe reperi Getoar Selimi nuk ngùrron të na tregojë se është kokë e këmbë i dashuruar me partneren e tij, Marina Vjollcën.

Sot, kjo e fundit feston sot 31-vjetorin e lindjes dhe s’mund të mungonte kurrësesi një urim super romantik nga Getoari.

Sapo ora ka shënuar 00:00 Geti ka publikuar në Instagram një foto të Marinës të cilën e ka shoqëruar me një urim plot dashuri.

“Disa njerëz lexojnë libra dhe dëgjojnë histori për të gjetur kuptimin e dashurisë. Gjithçka më duhet të bëj është të shoh në sytë e tu. Gëzuar ditëlindjen bashkëshortja ime e dashur”, janë fjalët e tij krahas fotos së Marinës.

Nga ana tjetër i menjëhershëm ka qenë edhe falënderimi i Marinës pas këtij urimi të mbushur me dashuri.

“Faleminderit jeta ime”, shkruan Marina.https://www.photojoiner.net/image/NiJU1sZB

Kaq ka mjaftuar dhe të gjithë fansat kanë nxituar të urojnë moderatoren e tyre më të dashur.

Pritet që kjo të jetë një ditë e mbushur plotë më surpriza për Marinën si nga familjarët dhe nga miqtë e saj të ngushtë.

Teksa shijon marrëdhënien e tij me Marinën, Getoari po shijon gjithashtu karrierën muzikore pasi pak ditë më parë, ai erdhi në një bashkëpunim me Majk dhe Ermal Fejzullahun, me një këngë të titulluar “Para para”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!