Sindi vendosi të largohej përfundimisht nga “Për’Puthen” pa e gjetur dashurinë e jetës.
Ajo pati disa histori të ndryshme në program dhe ndër më të fundit ishte ajo me Gelianin.
Të dy ata u shfaqën shumë të afërt në takimin e tyre të parë, por shumë shpejt ky raport u ndërpre për shkàk se Geliani u hòdh në krahët e Sarës.
Megjithatë, kjo e fundit e bràktisi Gelianin, për t’u larguar si çift me Atdheun nga emisioni.
Pas këtij veprimi, Sindi pati një përballje me Gelianin në emision. Ajo tha se Sara e kishte përdorur Gelianin dhe hòdhi thùmba për këtë të fundit në disa postime në rrjete sociale.
Siç duket ky reàgim i ashpër i Sindit kundrejt Gelianit e ka pasur një shkàk!
Ditën e sotme Geliani ka zbuluar se Sindi i ka kërkuar para zhvillimit të takimit të tyre të parë që të dilnin bashkë çift nga emisioni.
“Sindi më ka kërkuar të dilnim çift bashkë nga programi. Kemi qenë në prapaskénë para se të bëhej takimi dhe më tha dua të dalim bashkë çift”, tregoi Geliani.
Ai u shpreh se nuk dëshironte t’ja thoshte Sindit këtë gjë në sy, sepse nuk donte ta bënte të ndihej keq. Geliani tha se takimi me Sindin ka qenë fàllco dhe një strategji nga ana e saj.
“Ka qenë fàllco gjithë ai takim, ka qenë i gjithë një strategji nga ana e saj. Unë dola në takim me Sindin, sepse duke e parë në prapaskénë thashë ta njoh këtë vajzë, ndoshta më pëlqente. Nëse do kisha vazhduar takimet me Sindin ajo do më kishte përdorur”, u shpreh Geliani i bindur.
Tashmë na mbetet të shohim nëse do të ketë një reàgim nga Sindi pas këtyre akùzave të forta.
Sindi la emisionin këtë javë krejt papritur. Ditën e djeshme ajo tha në një intervistë se vendosi të largohet nga emisioni për shkak të shkollës duke shtuar se një javë e mbetur nga përfundimi i emisionit nuk do të bënte diferencën për të gjetur dashurinë.