Loredana dhe Mozzik janë bashkuar dhe tani nuk ka asnjë dyshim.

Ribashkimi i tyre ka ndodhur shumë kohë më parë, ndonëse dyshja nuk kanë preferuar ta bëjnë publik.

Reperja e njohur shqiptare, Loredana, ka befasuar të gjithë ndjékësit me fotografinë e fundit.

Ajo postoi një imazh ku shihet në krahët e reperit, Mozzik dhe dyshja shfaqen gjysmë të zhvéshur.

Kjo fotografi me sa duket është pjesë e videoklipit ku shumë shpejt do të publikohet edhe bashkëpunimi i tyre.https://www.photojoiner.net/image/PXU4onNI

Krah njëri tjetrit në shtrat, me moton “No rich parents” që në shqip i bie “Pa prindër të pasur”, ata kanë “goditur” për rikthimin e përbashkët në industrinë e muzikës.

Numërimi prapa ka filluar për projektin e parë me videoklip.

Para disa kohe kanë qenë disa mesazhe dhe fjalë të fshehta të postuara nga vetë artistët në rrjetet sociale që na bënin të dyshojmë se mes tyre po ndodh një bashkëpunim, ndërsa tani vetë artistët e konfirmuan këtë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!