Mbrëmja finale e “Kënga Magjike” nisi me një çmim shumë të rëndësishëm, ata të kategorisë “Best New Artist”.

Në dyshen e fundit arritën Urban Band dhe Kras. Juria profesionistë e përbërë nga Jonida Maliqi, Arben Skënderi, Markelian Kapidani, Kozeta Kurti dhe Enkel Demi, vendosën që këtë çmim të rëndësishëm t’ja japin Urban Band me këngën “Edhe një natë”.

Emrin e fituesit e shpalli anëtari i jurisë së festivalit, Arben Skënderi.

Ky i fundit u shpreh se juria e mori me shumë kujdes vendimin, sepse këta të rinj do jenë e ardhmja e muzikës shqiptare.

Djemtë e Urban Band triumfuan në mesin e 16 artistëve të rinj që konkurruan përgjatë dy netëve gjysmëfinale të këtij festivali.

Mes artistëve të rinj që fituan statusin BIG këtë vit ishin edhe Martina Sereqi, Andrea Vathaj, Kras, Niki, Josil, Stiv, Genti Disha, Genti, Kleoniki.May be an image of 4 people and people smiling

Pas 22 vitesh Kënga Magjike për shkak të situatës së pandemisë është konceptuar ndryshe, si një koncert shoë në këngën “E Diela Shqiptare”.

“Pandemia fiku dritat e botës”, tha ai duke shtuar se “Kënga Magjike” do të zhvillohet këtë herë në një tjetër shtëpi të ëmbël. Pas 22 vitesh sonte ndërrojmë destinacion. Është e trishtueshme të shohësh dritat e shtëpisë fikur sepse ky pallat ka qenë dhe është shtëpia jonë magjike, por pandemia fiku dritat e botës, por mbi ne rrjedhimisht na mbylli derën e kësaj shtëpie përkohësisht, por ne kemi tjetër shtëpi, të ëmblën shtëpi”, është shprehur Ardit Gjebrea.

Në finalen grupi Urban Band ishte përballë artistit të ri Kras, i cili konkurroi këtë vit me këngën “Bekuar”.

Vendimi final i jurisë profesionite të “Kënga Magjike” nuk është pritur mirë nga këngëtari i njohur, Flori Mumajesi, i cili këtë vit merr pjesë në “Kënga Magjike” së bashku me Klajdi Harunin.

“Koha do ta vërtetojë sa gabim apo të drejtë kishte kjo juri! Për mua që refuzoj të jem në panele jurie je ti fituesi dhe jo vetëm i New Artist”, shkruan Flori në një postim.

Në fakt Flori Mumajesi kishte gisht në këngën e Kras, sepse ai ka punuar tekstin e këngës dhe projekti muzikor është punuar nga labeli i tij “Threedots”.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!