Në këtë pjesë të Për’Puthen, Ana dhe Fatjoni janë përballur me njëri-tjetrin për të gjitha çështjet që mund të jenë lënë pezùll mes tyre pasi kanë pasur një pëlqim për njëri-tjetrin gjatë emisionit.

Fajtoni është shprehur se historia e tyre ka mbaruar me kohë dhe se nuk ka arsye që të ketë një ballafaqim mes tyre.

Gjatë bashkëbisedimit, Fatjoni tregoi se e kishte bllokuar Anën në rrjete sociale, pas largimit nga “Përputhen”.Ç'po ndodh? Ana dhe Fatjoni filmohen bashkë pas daljes nga "Për'Puthen" -  Gazeta Mapo

Ana e ka pyetur se përse i ka bërë unfollow, ndërsa ai nuk ka preferuar që t’i përgjigjet.

Madje, Ana e kishte telefonuar atë për ta pyetur se cila është arsyeja, por një gjë të tillë ai nuk e kishte treguar dhe nuk e sqaroi sërish.

Fatjoni: Historia jonë nka mbaruar me kohë dhe mu duke e pakuptimtë.
Ana: Pse më ke bërë unfollow?

Fatjoni: Ashtu e mendova, mendova thjesht si mosrespektim në shumë gjëra.
Ana: Ku nuk të kam respektuar?

Në përballjen e tyre, dyshja kanë lënë të kuptohet se mes tyre më nuk ka mbetur as miqësi, që shumë prej konkurrentëve e ruajtën kur dolën nga programi.

Ndryshe, Ana kishte pasur një romancë të shkurtër me Arsimin pas daljes nga “Përputhen”, ndërsa tani është deklaruar beqare.

A do të rikthehen në emision Ana Lleshi dhe Fation Kuqari ? - YouTube

Fatjoni: Kështu e mendoj unë, nuk mund të flas më. Unë nuk të kam thënë pse dhe pretendon ta them këtu?
Ana: Pse po të më kesh afër tùndohesh?

Fatjoni: Ti e di shumë mirë që unë nuk tundohem më me ty.
Ana: Më fal që kam bërë gabime të caktuara dhe kam bërë 100 gabime, si njeri dua të të them faleminderit për të gjitha emocionet që më ke falur.
Fatjoni: Është thjesht respekt.

Pasi u ulën nëpër vende teksa Arjani dhe Bora po thonin se ata ishin të bindur se çifti i parë në ‘PërPuthen’ do jenë ato papritur mes tyre jo vetëm që nuk ndodhi një gjë e tillë po madje nuk kanë as miqësi.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!