Ermal Mamaqi ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin Soiree me Jonida Shehun për të folur për serialin e parë që do të sjellë shumë shpejt në një televizion shqiptar që titullohet H.O.T (Humans of Tirana).

Duke qenë se seriali do të përmbajë histori që ndodhin në Tiranë, Jonida Shehu e pyeti Mamaqin nëse ka pasur ndonjë ëndërr që pikërisht Tirana ia ka thýer.

Ermali tregoi se më herët dëshironte që të bëhej i famshëm dhe i mendonte shumë ndryshe njerëzit e famshëm, por nuk rezultoi kështu kur i njohu nga afër.

“Bëra një zbùlim, sepse ëndërroja për t’u bërë i famshëm dhe të bëhesha një këngëtar operistik kur isha në Lice, pastaj në Akademinë e Arteve. Kur mbarova Akademinë, kuptova që ëndrra nuk ishte ashtu siç e mendoja unë.

Ëndrra ime ishte të rrija me këta njerëzit e famshëm dhe të bëhesha si këta njerëzit e famshëm.

Kur po rrija me këta njerëzit e famshëm, njerëzit e famshëm nuk ishin ashtu siç i mendoja unë dhe m’u thýe ëndrra. Pastaj unë vendosa që të mos bëhesha më i famshëm, por të bëhesha i pasur”, u shpreh Ermal Mamaqi.

Seriali H.O.T do të jetë një histori dashurie e cila është e lidhur me intriga dhe do t’i përkasë zhanrit dramë-komedi.

H.O.T do të jetë në bashkëpunim me producentin Dritan Huqi dhe regjisori i serialit do të jetë Bjordi Mezini.

Ndërsa deri më tani janë zbuluar një pjesë e kastit të aktorëve që janë: Inis Gjoni,Klea Huta, Jonida Vokshi, Amos Zaharia, Ana Lika, Irgen Çela, Megi Pojani, Kastriot Çaushi, Monika Lubonja dhe Erblin Bajko.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!