Pak ditë më parë, Ermal Mamaqi njoftoi në emisionin “Dola te Ola” në News 24 se seriali i tij i ri do të nisë trànsmetimin më 15 Tetor.
Ndërkohë që fansat mezi po e presin, sipërmarrësi dhe aktori i njohur ka publikuar në Instagram trailerin e “H.O.T”.
Në video shfaqen yjet e serialit që gjithashtu ai i ka bërë tashmë të ditur:
Jonida Vokshi, Klea Huta, Megi Pojani, Irgen Çela, Kastriot Çaushi, Inis Gjoni, Ana Lika, Monika Lubonja, Erblin Bejko, Amos Zaharia dhe Gëzim Rudi.
Kujtojmë se komediani ka rréfyer se të ftuar në serialin që do ketë 12 seri, do të jenë edhe emra të njohur të politikës.
Komediani zbuloi edhe kuptimin e emrit “H.O.T”, që është shkurtimi i “Humans of Tirana”, Humanët e Tiranës.