Konkurrentët e “PërPuthen” dhe vajzat e “Love Story” janë bërë bashkë.

Arsyeja është kënga e re e Arsimit dhe Erit që vjen në bashkëpunim me Deyzoh dhe Sardin.

Djemtë kanë mbledhur fòrcat për këngën “Colùmbiana” që po bën namin ditën e sotme pasi është shumë ritmike.

Në klip protagoniste janë dy nga vajzat e “Love Story”, Enxhi dhe Ariana.

Enxhi shfaqet në momente të nxehta në shtrat me Arsimin ndërsa Eri është shfaqur krah Arianës.

Kujtojmë se Eri u përjashtua nga Për’puthen pak javë më parë pas një shérri me një konkurrent tjetër, Dorianin, kurse Arsimi u largua duke lënë në mes emisionin dhe duke u lidhur me AnA Lleshin por që së fundmi u ndanë.

Vlen të theksohet se konkurrentët e Për’Puthen që po bëhen pjesë e muzikës po shtohen dita-ditës.

Mevlani ka publikuar disa këngë, mes të cilave një bashkëpunim me Julin.

Po ashtu, edhe Melisa debutoi pak javë më parë me këngën “U kry”, teksa ka premtuar se do sjellë projekte të tjera. Duke mos harruar edhe këngën e Ana Lleshit apo këngët e personazheve të ‘PërPuthen +40’.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!