Arbana Osmani dhe Luana Vjollca kanë qenë emrat më të përfolur përgjatë gjithë kësaj jave.

Dy moderatoret e suksesshme kanë qenë kryefjala e mediave për shkàk të një lùfte që thuhet se po bëhet mes tyre për “Big Brother VIP”.

Për vite me radhë “Big Brother” ka qenë eksklùzivitet i Arbana Osmanit, por këtë vit kanë hyrë në garë të tjera figura të njohura të “Top Channel”.

Deri më tani janë përfolur disa emra si Fjoralba Ponari, Bora Zemani etj, por pretendentet kryesore për drejtimin e spektaklit janë Arbana Osmani dhe Luana Vjollca.

Media të ndryshme kanë lakuar emra të ndryshëm, por së fundmi “Panorama” ka raportuar se drejtimi i “Big Brother VIP” i është besuar Luana Vjollcës.

Para pak ditësh Luana u shfaq në rrjete sociale me trashëgimtaren e “Top Channel”, Lori Hoxha, si për të treguar se një projekt i madh do të vijë së shpejti.

Po ashtu para pak kohësh, Vjollca publikoi një foto të saj ku shkroi “Luana po të vëzhgon” (si motoja e spektaklit të famshëm) dhe kjo mund të ketë qenë një shenjë se ajo do të marrë timonin e “Big Brother VIP”.

Megjithatë deri më sot nuk kemi pasur ndonjë reagim nga dy moderatoret. Megjithatë Arbana nuk i ka shpëtuar kuriozitetit të fansave në lidhje me këtë çështje dhe gjatë një interviste virtuale dikush e ka pyetur:

“A je ti prezantuesja e Big Brother VIP na trego të lutem?”.

Arbana nuk ka dhënë asnjë lloj detaji, duke u përgjigjur:

“Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.

Këtu nuk ka asnjë përgjigje të drejtpërdrejtë, por Arbana lë të kuptohet se gjërat nuk janë ende të qarta as për të dhe ndaj nuk dëshiron të flasë derisa të ketë një vendim përfundimtar. Arbana Osmani zbulon formulën e “Big Brother 9”: Çiftet duhet të na  tregojnë vetëm dashurinë, jo seksin!

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!