Beesimtarët myslimanë në mbarë botën dhe në Shqipëri kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit.

Këtë mëngjes, mijëra besimtarë myslimanë kanë mbushur sheshin “Skënderbej” për ceremoninë e faljes së namazit rreth orës 5:40 dhe mbaroi në 6:20.

Këtë vit, ndryshe nga viti i kaluar pandemik me kufizime të forta, besimtarët u lejuan të grumbullohen në shesh.

Ceremonia filloi me lexim Kur’ani nga Imami i Xhamisë së Et’hem Beut, Elton Karaj; pastaj fjala përshëndetëse nga Kryetari i KMSh-së, H. Bujar Spahiu; Ligjëratë nga Nënkryetari i KMSh-së, Taulant Bica; Falja e Namazit ku Kryetari i KMSh-së prin në namaz dhe Hytbeja nga Myftiu i Tiranës, Lauren Luli.

Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu, i uroi një ditë më parë të gjtihë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë:

“Bajrami është festë, është gëzim që përjetohet në çdo zemër e në çdo vatër, – tha Spahiu dje. – Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (ZEKATIN), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi vazhdimisht për një shoqëri të drejtë e solidare.

Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit tonë për adhurimin e Zotit të Gjithësisë, ndërsa solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit.”

Një incident ka ndodhur në sheshin Skënderbej gjatë faljes së Namazit të Fitër Bajramit , në kohën kur mijëra besimtarë gjendeshin në shesh.

Një burrë rreth 40 vjeç, i zhveshur lart, është lyer me benzinë dhe është përpjékur t’i vërë zjàrrin vetes duke bërtitur “S’ka Zot, duhet ikur nga kjo jetë dhe të tjera fjalë në përçàrtje të plotë.”

Fatmirësisht ai është kapur në kohë nga besimtarët që e kanë shtrirë në shesh dhe e kanë mbajtur aty derisa kanë mbërritur fòrcat e Polícisë dhe e kanë marrë. Edhe në momentin kur ishte i kapur nga të dyja krahët nga Polícia, burri vazhdontë të lëshonte britma e thirrje.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!