Ballina Magazina Atdheu i ‘PërPuthen’ lë pa fjalë Sarën me surprizën! Arjan Konomi i...

Atdheu i ‘PërPuthen’ lë pa fjalë Sarën me surprizën! Arjan Konomi i thumbon…

Dy javë më parë Sara la Gelianin në momentin e fundit, për të dalë çift me Atdheun. Ata i premtuan njëri-tjetrit qëndrueshmëri dhe për një javë nuk i kursyen fotot dhe dedikimet në rrjete sociale. Por jo të gjithë i besuan.

Madje Antonela dhe Gelianiu shprehën në takimin e tyre të fundit që se Atdheu dhe Sara nuk do zgjasnin më shumë se dy javë. Të njëjtën gjë deklaroi dhe Arjan Konomi në momentin kur dolën nga programi.

Opinionisti u shpreh se nuk i beson aspak se ata të dy do të vazhdonin njohjen jashtë dhe u shpreh i sigurt se pas tre javësh do të ndaheshin nga njëri-tjetri.

Si për ironi, Atdheu dhe Sara kanë publikuar momente ku shfaqen bashkë duke u puthur. Në postimet e tij Atdheu etiketon Arjanin duke i treguar se lidhja e tyre po zgjat më shumë se tre javë.

Ndërkaq Arjani i ka ironízuar duke u shprehur: “Bravo, iku edhe një ditë”

Raporti i Sara Malaj dhe Atdhe Xharavinës ka qenë në pikpyetje kohët e fundit, pasi dyshja tha se nuk ishin çift por thjesht ishin në fazën e njohjes, megjithëse në postimet e fundit në rrjete sociale shfaqeshin vetëm krahë njëri-tjetrit.

Por duket se duket se gjesti i fundit i Atdheut ka qartësuar çdo gjë mbi marrëdhënien e ish-konkurrentëve.

Në festën e djeshme të “Për’Puthen”, si rrallë herë, ai ka surprízuar bukuroshen bionde në sy të të gjithëve.

Atdheu i ka dhuruar Sarës një buqetë shumë të madhe me trëndafila të kuq ku në fund shkruhej emri i saj.

Ka qenë kjo e fundit ajo që ka ndarë një foto të dhuratës në InstaStory ku ka etiketuar dhe Atdheun. Pra duket se gjërat mes çiftit janë në rrugën e duhur!

error: Alert: Content is protected !!