Para disa javësh në media qàrkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin.

Modelja e quatur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.

“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.

Por siç duket dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkalon kufijtë dhe së fundmi ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij.

Modelja ka gdhéndur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.

Këtë imazh e ka ndàrë edhe Don Xhoni në Instagram, i cili shprehet shumë i lumtur për këtë dhuratë specíale.

“Dhurata më e mirë nga personi më i mirë! Të dua Ariana”, ka shkruar reperi.

Këto veprime të modeles dhe reperit po na lënë shumë të dyshojmë dhe nuk e dimë nëse në këtë rast bëhet fjalë thjesht për një marrëdhënie mes një fanseje dhe një personazhi të njohur

Nuk është hera e parë që dikush bën tatuazh portretin e një të famshmi, por në këtë rast duket se gjërat janë disi më ndryshe.

Megjithatë do të presim dhe të shohim nëse dyshja do të na sqarojnë në vijim se si qëndron e vërteta për raportin e tyre.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!