Ballina Magazina Antonela rrëfen gjithçka, tregon arsyen përse e la Atdhe që zgjodhi Sarën...

Antonela rrëfen gjithçka, tregon arsyen përse e la Atdhe që zgjodhi Sarën (VIDEO)

Para disa ditësh Atdheu dhe Sara i habitën të gjithë teksa vendosën që të dilnin bashkë nga “Për’puthen” si çift.

Ishte Atdheu ai që ftoi Sarën për të dalë jashtë bashkë dhe për të vijuar njohjen me njëri-tjetrin.

Ajo e pranoi ftesën dhe kështu Sara i dha fund raportit me Gelianin, për të cilin ishte deklaruar disa javë më parë.

Gjithashtu pas këtij vendimi u kris edhe marrëdhënia që Atdheu kishte me Antonelën.

Pavarësisht se kjo e fundit tha se nuk u prek nga ky vendim i dyshes, sot hodhi thumba për Sarën dhe rrëfeu gjithçka që ka ndodhur.

Antonela e cilësoi Sarën si “merimanga që ju ka hedhur helm gjithë djemve”.

Nga ana tjetër në lidhjen me Atdheun ajo tha se Sara është viktima, sepse sipas saj Atdheu po e përdor.

Gjithashtu Antonela u zbraz dhe më në fund rrëfeu se si u kris marrëdhënia e saj me Atdheun e çfarë po ndodh mes saj e Arsimit.

Antonela tha se ajo ka realizuar një këngë dhe ka marrë Arsimin si model, që duket se është një thumb për Ana Lleshin që ka zgjedhur Atdheun si protagonist në klipin e saj.

“Me një gur Atdheu deshi të vríste shumë zogj. Ana 1 bëri këngë dhe mori Atdheun në videoklip. Unë bëra këngë dhe mora Arsimin në videoklip. Me Sarën Atdheu do ja fuste Gelianit dhe mua me këtë rast. Ai përdori Sarën që të linte keq si mua dhe Gelianin.

Arsimi ishte shumë shok me Atdheun dhe normalisht atij nuk i pëlqeu që mora Arsimin në videoklip e jo atë.

Unë me Atdheun u zura dhe vendosëm të distancohemi të dy. Gjithashtu ka ndodhur një zënkë jashtë edhe mes Atdheut e Arsimit”, sqaroi Antonela.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

A do jetë Stresi pjesë e koncertit të Noizyt? Ja ku e keni përgjigjen përfundimtare! (VIDEO)

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante. Por a do të...

Ritem veror dhe tekst bànal, kjo është kënga e Era Istrefit dhe Mozzik që u anullua! (VIDEO)

Të gjithë po prisnim të dëgjonim për herë të parë një bashkëpunim mes dy artistëve më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefit. Vetë...

Noizy publikon këngën e re, Loredana pjesë e klipit si dikur me Mozzik! (FOTO)

Noizy ka publikuar këngën e tij më të re dhe surprizë: Ashtu siç u kishim njoftuar, në klip shfaqet edhe reperja Loredana! Kënga “Benzi i...

‘Alpha Show’ është gati! Noizy tregon se ç’pritet të ndodhë gjatë natës së sotme! (FOTO)

Prej disa javësh reperi i mirënjohur Noizy ka njoftuar për një koncert i cili do të bëjë bashkë fansat e tij të rinj, por...

Donaldi rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po çménd rrjetin! (FOTO)

Të gjithë e dimë se pas ngjàrjeve të ndodhura në “Big Brother Vip” çdo tekst i Donaldit është një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për...
error: Alert: Content is protected !!