Disa ditë më parë, çifti shumë i komentuar i momentit, Andi dhe Jasmina, vendosën të dalin përfundimisht nga emisionin “Për’puthen”, për ta vazhduar njohjen e tyre jashtë pa presionin e kamerave dhe publikut por gjë që rezultoi fatale pasi ata u ndanë.
Jasmina u rikthye në “Përputhen” për të surprízuar Olën për ditëlindje. Mirëpo, ajo nuk i shpëtoi pyetjeve rreth Andit.
Ish-konkurrentja tregoi se i kanë shkëpùtur të gjitha kontaktet, pasi sipas saj, Andi nuk ishte më i njëjti me të.
“Me kalimin e kohës ndryshoi shumë, duke pasuar edhe ngjarjet, fama, vëmendja nuk i bënë edhe aq mirë. Nuk kemi kontakt me njëri-tjetrin. Edhe pas daljes nga “PërPuthen” nuk ishin gjërat njësoj. Ishte frekuentimi por fjalët mbeteshin të njëjta që jo nuk bën, jo bën. Ishte akoma në mëdyshje. Edhe pse në veprime ishte totalisht kundra fjalëve. Me veprime sillej si i dashuri im, ndërsa me fjalë ishte i ndryshëm. Ai nuk më kishte treguar që do ishte ndihmës i një shoqeje, që as nuk e ka shoqe”, tha Jasmina.
Në faqen zyrtare të “Përputhen” është publikuar videoja e kësaj deklarate dhe në sy ka rénë një koment nga Ana Kauri. Ajo ka thùmbuar Andin duke e quajtur aktor.
“Kur iu thoja unë që është aktor Andi, jo ju. Jasmin, zemra ime, ty të kenë nderin të afrohen e jo më të kenë”, ka shkruar ish-konkurrentja.