Aktori i njohur spanjoll, Juan Joya Borja, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Ikona e komedisë u bë i famshëm nga memet dhe ishte i njohur në mbarë botën për videon e tij në të cilën ai nuk mund ta fshíhte të qeshurën e tij ikoníke.

Këtë lajm të tríshtë për vdékjen e tij e kanë konfirmuar edhe mjekët e spítalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar kishte qëndruar i shtruar. Juan Joya Borja, 'El Risitas', dies - The News 24El Risitas ishte shtrùar në spítal vitin e kaluar dhe prej asaj kohe kishte qëndruar aty për shkak të gjéndjes së rénduar shéndetësore.

Së fundmi atij i ishte ampùtuar njëra këmbë, me shpresën se ky veprim do të ndalonte sëmùndjen që të përhapet edhe në pjesët e tjera, por për fat të kéq nuk ia ka dalë.

Joya lindi në Sevilje më 5 Prill 1956. Gjatë gjithë jetës së tij ai kishte punuar lloj-lloj punësh, përfshírë gatimin dhe shkàrkimin e thasëve me çimento.

Paraqitja e tij e parë në televizion ishte në vitin 2000, në shfaqjen e Jesús Quintero El Vagamundo , ku ai intervistoi në situata të ndryshme të jetës me partneren e tij “El Peíto” ose “el Cuñao”, me një ton komik. Ai u bë i njohur për qeshjen e tij të lartë, me gùlçimë.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!