Për një kohë të gjatë Luana Vjollca ka qëndruar larg muzikës, për shkàk të angàzhímeve profesionale me emisionin “Shiko kush luan”.
Këtë të fundit e përfundoi me sukses pak muaj më parë dhe tashmë fokusi kryesor i Luanës është muzika.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur po bëhet gati për këngën e re dhe xhírimet kanë nisur.
Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor.
U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.
Po prisnit detaje të tjera? Epo ja ku i keni!
Në llogarinë e saj në Instagram, moderatorja ndàu një pjesë të këngës së saj të re, të cilën e fshiu shpejt.
Mirëpo, fansat sigurisht që e ruajtën në kohë. Projekti i saj do të titullohet “1 mijë vjet”.
Kujtojmë se ditë më parë, Luana udhëtoi drejt Kosovës dhe “Prive” mësoi se ajo ndodhej aty jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës.
Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez.
Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re.
Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.