Ballina Showbiz Nostalgji për 'Portokallin'? Olsi Bylyku kthehet pas në kohë (VIDEO)

Nostalgji për ‘Portokallin’? Olsi Bylyku kthehet pas në kohë (VIDEO)

Olsi Bylyku është një nga personazhet që brenda një kohe të shkurtër mori shumë famë.

Ishte dalja e tij e parë në Portokalli me rolin e “Kimikatit”, që e bëri mjaft të njohur dhe sot ai është një nga personazhet më të ndjékur.

Aktualisht aktori i humorit është pjesë e “Klanifornia” dhe gjithashtu ai drejton emisionin e tij që trànsmetohet live në rrjetet sociale “Roped with Olsi”.

Megjithëse është larguar disa vite më parë nga “Portokallia”, Olsi ka treguar se nuk do e harrojë kurrë atë spéktakël, sepse prej andej mori famën.

Sot ai është bërë nostalgjik dhe teksa ka shkrepur një foto brenda studios së “Portokallisë” ka kujtuar daljen e tij të parë para publikut.

“Skena ku u ngjita për herë të parë, sa herë ndaloj më ringjall emocíonet e para kur zemra rríhte fort teksa dëgjoja… ‘Ditën e fundit të përgatitjeve për Portokalli na erdhi 1 djalë që na u prezantua me 1 emër shumë të çuditshëm, Kimikati…”, ka shkruar Olsi me nostalgji përkrah fotos së tij.

Për momentin Olsi është pjesë e “Klanifornias”, por ai ka marrë oferta edhe nga spektakle të tjera humori si “Kosherja”.

“Po më ka ardhur ofertë nga Kosherja, por nuk e pranova, sepse mendova që është një kosto për mua në lidhje me stabilitetin artistik. Kam pasur 6 vite karrierë dhe unë kam ndërruar 3 emisione. Sigurisht që është kënaqësi të punosh me Altin Bashën, Bes Kallakun dhe gjithë aktorët e Kosheres, por e gjithë kjo u bë për shkàk të stabilitetit tim artistik, që për mendimin tim në 6 vite të ndërrosh 3 emisione nuk krijon një stabilitet se ku të shohin njerëzit ty vazhdimisht.

Kështu që mendova që do mbarojë një cikël, ose ndoshta ai cíkël nuk do vijë kurrë, sepse mund të jem gjithmonë në Klanifornia, por në një të ardhme sigurisht të gjitha ofertat janë të pranueshme, për sa kohë ne jemi kthyer si futbollistët. Unë kam pasur ofertë edhe nga ‘Portokallia’ kur kam qenë në Klan, por sapo kisha shkuar në Klan dhe sigurisht lëvizja ishte e pamundur”, tha Olsi para disa ditësh në një emision.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Konfirmoi lídhjen me Andin, Melisa e ka me Olsa Muhametin: Më mohoi dashurinë…

Andi dhe Melisa konfirmuan lídhjen e tyre të dashurisë, pasi kjo e fundit publikoi këngën e saj më të re “Leje”. Videoklipi i këngës u...

Analiza e ‘dopingut’ ndaj Edi Ramës! Çfarë do të zbulojë?!

Edi Rama sipas të dhënave të dala nga numërimi i votave ka dalë fitues në garën e 25 Prillit, por krejt ndryshe nga një...

Shteti i Edi Ramës! Prokuroria: : Kultivimi i kanàbisit gjatë 2020 u rrit…

Pandemia gjatë vitit 2020 nuk ka ndíkuar aspak në rénien e aktivitetit të kultívuesve të kanàbisit. Izòlími nga Covid-19 duket se është shfrýtëzuar nga kultívuesit...

Plàs në ‘Open’! Endri Shabani largohet nga emisioni pas debàtit me Eni Vasilin (VIDEO)

Kreu i 'Nismës Thurje', Endri Shabani, është larguar nga studio e 'Open' në Top Channel mbrëmjen e sotme, pas një debàti me moderatoren e...

Çfarë ngjashmërie! E motra i feston ditëlindjen, ja urimi i Orindës për të (FOTO)

Ndoshta shumë prej jush nuk e dini por Orinda Huta ka një motër më të madhe. Ajo quhet Silvana dhe jeton në Irlandë. Sigurisht, nuk...