Ballina Magazina Soni Malaj i tha të gjitha: Nga ndarja me partnerin tek 'rikthimi'...

Soni Malaj i tha të gjitha: Nga ndarja me partnerin tek ‘rikthimi’ tek Flori Mumajesi

Të gjithë e mbani mend historinë e bukur të dashurisë mes Soni Malajt dhe Flori Mumajesit. E të gjithë mbetën të habitur kur ata zbùluan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

E teksa kanë kaluar 10 vite që nuk kishte asgjë që i bashkonte dy këngëtarët e njohur, tashmë ka ardhur bashkëpunimi i tyre i radhës.

“Fluturimi 3470” kishte mbetur kujtimi i fundit nga Flori dhe Soni, deri ditën e diel ku dyshja “shokoi” ekranin.

Soni Malaj prezantoi këngën e saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të këtij viti.

Soni Malaj mori sërish pjesë në “Kënga Magjike” me një baladë të punuar nga “Three Dots”.

Ky bashkëpunim i saj me labelin në fjalë i habiti të gjithë, duke qenë se “Three Dots” drejtohet nga Flori Mumajesi, me të cilin Soni ka pasur një histori dashurie.

Kënga e Sonit mban titullin “Versioni im” dhe flet për një lidhje toksike, ku vajza jep gjithçka për partnerin, por nuk merr asgjë prej tij.

Për të folur në lidhje me këtë projekt të ri, Soni ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina”. Këngëtarja tha se kur dëgjoi në fillim këngën në studion e “Three Dots” u përlot dhe aty vendosi që të merrte pjesë në “Kënga Magjike” me të.

“Ajo që më goditi ishte teksti, për mua kanë shumë rëndësi tekstet, më pëlqeu që ishte një këngë që fliste për një lídhje toksíke, pavarësisht se ishte një lídhje që kishte nisur nga një dashuri shumë e madhe, por njëra palë mundohet ta mbajë më shumë sesa pala tjetër. Ndonjëherë këto marrëdhëniet e dashurisë që merren pastaj të mirëqena dhe për njërin nga partnerët bëhet shumë e lodhshme për ta mbajtur. Më pëlqeu, ishte shumë e bukur”, tha Soni.

Gjatë bisedës ajo u pyet edhe për partnerin e saj, Klevin, me të cilin ajo ka 6 vite në lídhje.

Mirëpo me gjithë këmbënguljen e Rudina Magjistarit për të mësuar diçka për Klevin dhe se si e priti ai këngën, Soni refuzoi të përgjigjej.

Ndonëse moderatorja e pyeste gjithmonë për Klevin, Soni përgjigjej për familjen e saj dhe nuk e përmendi partnerin, gjë që ngre dyshimet se ajo mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies me të.

Soni tha se nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private, teksa theksoi se biseda duhej të fokusohej vetëm tek kënga e saj.

Edhe gazeta “Panorama” raportoi para disa ditësh se Soni Malaj po kalon një krizë me partnerin e saj.

Megjithatë burimet e gazetës thanë se ky mund të jetë thjesht një “pushim” i shkurtër i dyshes për të kuptuar se ku qëndron lidhja e tyre, por se ç’po ndodh realisht mes dyshes askush nuk e di.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Konfirmoi lídhjen me Andin, Melisa e ka me Olsa Muhametin: Më mohoi dashurinë…

Andi dhe Melisa konfirmuan lídhjen e tyre të dashurisë, pasi kjo e fundit publikoi këngën e saj më të re “Leje”. Videoklipi i këngës u...

Analiza e ‘dopingut’ ndaj Edi Ramës! Çfarë do të zbulojë?!

Edi Rama sipas të dhënave të dala nga numërimi i votave ka dalë fitues në garën e 25 Prillit, por krejt ndryshe nga një...

Shteti i Edi Ramës! Prokuroria: : Kultivimi i kanàbisit gjatë 2020 u rrit…

Pandemia gjatë vitit 2020 nuk ka ndíkuar aspak në rénien e aktivitetit të kultívuesve të kanàbisit. Izòlími nga Covid-19 duket se është shfrýtëzuar nga kultívuesit...

Plàs në ‘Open’! Endri Shabani largohet nga emisioni pas debàtit me Eni Vasilin (VIDEO)

Kreu i 'Nismës Thurje', Endri Shabani, është larguar nga studio e 'Open' në Top Channel mbrëmjen e sotme, pas një debàti me moderatoren e...

Çfarë ngjashmërie! E motra i feston ditëlindjen, ja urimi i Orindës për të (FOTO)

Ndoshta shumë prej jush nuk e dini por Orinda Huta ka një motër më të madhe. Ajo quhet Silvana dhe jeton në Irlandë. Sigurisht, nuk...