Ballina Magazina Arbana teksa kërkon mendim për ndryshimin e 'look'-ut, na tregoi disa foto...

Arbana teksa kërkon mendim për ndryshimin e ‘look’-ut, na tregoi disa foto të vjetra

Arbana Osmani është ndër ato personazhe televizivë që nuk ka preferuar të eksperimentojë shpesh me pamjen e saj.

Aktualisht është moderatore e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, emision që ka rrémbyer zemrat e shqiptarëve dhe për faktin se moderatorja bëhet njësh me publikun, jetën e njerëzve me të gjithë të mirat dhe problematikat e tyre, duke u bërë kështu dhe një “dorë e zgjatur” kundrejt njerëzve që kanë nevoja të ndryshme.

Ajo ka qëndruar origjinale dhe publiku e ka vlerësuar gjithmonë për thjeshtësinë që shfaq në ekran.

Në raste shumë të rralla ajo ka përzgjedhur të eksperimentojë me flokët e saj, si disa vite më parë kur vendosi të bëhej tërësisht bjonde.

Ndonëse jemi mësuar ta shohim më shumë tek nuancat e brunes, edhe bjondja i qëndronte më së miri.

Ndaj Arbana po mendon që të bëhet sërish bjonde, por fillimisht po kërkon mendimin e ndjékësve. Ajo ka publikuar në Instagram disa foto nga koha kur ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe përkrah ka shkruar:

“A duhet të bëhem prapë bjonde? (që t’i djeg dhe këto që më kanë mbetur domethënë)”.

Pjesa më e madhe e ndjékësve të saj kanë zgjedhur që të mos e ndryshojë ngjyrën, por sigurisht vendimi final i takon vetë Arbanës. Në puntatën e fundit të emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, Arbana u shfaq si kurrë më parë me një fustan që e kishte veshur 7 vite më parë.https://www.photojoiner.net/image/F1HrYQBF

Moderatorja theu kështu mitin se i njëjti fustan nuk mund të vishet dy herë ekran, diçka që ekziston si një rregull i pashkruar mes personazheve të njohur.

Ajo jo vetëm që veshi të njëjtin fustan, por edhe e tregoi me krenari në rrjete sociale, për faktin që vazhdon të ketë ende të nëjta linja edhe pse sot është nënë e dy fëmijëve.

Në tetor të vitit të kaluar, moderatorja është bërë nënë për herë të dytë, e një djali që e pagëzoi me emrin Diell. Arbana dhe partneri i saj Eduart Grishaj patën përfolur që në shtatëzaninë e moderatores që emri do të ishte shqiptar por nuk patën dhënë asnjë indikacion tjetër rreth emrit.https://www.photojoiner.net/image/63tnoOeI

Bëjme me dije se, shtatëzania nuk e ka ndryshuar shumë moderatoren por sërish disa kile më tepër e kanë bërë atë nostalgjike.

Para disa orësh, Arbana Osmani ka postuar në Instagram disa foto që i kanë risjellë në mendje “kohët e vjetra”. Moderatorja ka postuar foto të verës së vitit 2018, ku shfaqet tepër ekstravagante dhe me një buzëqeshje solare.

Arbana shfaqet me flokët bjonde dhe ka përzgjedhur të gjitha fotot me fustane që i tregojnë më së miri linjat trupore. Mesa duket, Arbana Osmani merakoset kot për disa kilogramë të shtuar, pasi sërish duket në top formë.https://www.photojoiner.net/image/pVarsdMR

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

Analiza e ‘dopingut’ ndaj Edi Ramës! Çfarë do të zbulojë?!

Edi Rama sipas të dhënave të dala nga numërimi i votave ka dalë fitues në garën e 25 Prillit, por krejt ndryshe nga një...

Shteti i Edi Ramës! Prokuroria: : Kultivimi i kanàbisit gjatë 2020 u rrit…

Pandemia gjatë vitit 2020 nuk ka ndíkuar aspak në rénien e aktivitetit të kultívuesve të kanàbisit. Izòlími nga Covid-19 duket se është shfrýtëzuar nga kultívuesit...

Plàs në ‘Open’! Endri Shabani largohet nga emisioni pas debàtit me Eni Vasilin (VIDEO)

Kreu i 'Nismës Thurje', Endri Shabani, është larguar nga studio e 'Open' në Top Channel mbrëmjen e sotme, pas një debàti me moderatoren e...

Çfarë ngjashmërie! E motra i feston ditëlindjen, ja urimi i Orindës për të (FOTO)

Ndoshta shumë prej jush nuk e dini por Orinda Huta ka një motër më të madhe. Ajo quhet Silvana dhe jeton në Irlandë. Sigurisht, nuk...

Rrëfimi prekës i djalit të Guljeljm Radojas: E shtyja…(VIDEO)

Aktori i njohur shqiptar, Guljelm Radoja, fatkeqësisht nuk arriti ta fitonte bétejën me Covid-19. Dy ditë pasi ishte shtrùar dhe ishte fùtur në intùbim në...