Shqipja i habiti të gjithë ditën e djeshme, teksa njoftoi se do të bëhej bashkë me Tean në një program pas gjithë atyre debateve dhe akuzave për njëra-tjetrën.

Ishte Shqipja ajo që ndàu në InstaStory një foto të edituar nga fansat, ku shfaqej portreti i bashkuar i të dyja vajzave. Shqipja e identifikoi veten si vùllkan, teksa Teas i vendosi një akull.

Dhe ashtu ka ndodhur, sot dy vajzat u përballën për herë të parë me njëra-tjetrën në ekran.

Të ftuara në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” për të diskutuar për négativitetin e madh të publikut ndaj figurave të ekranit, biseda mes vajzave nisi menjëherë me tone të larta.

Shqipja tha se Teas nuk do ja fal kurrë ato që ka thënë për të në emision dhe me íroni u shpreh se Tea ka qenë vetëm e vërteta e vetes.

“Nuk mund ta kthejmë të kéqen me të mirë, këtë e kemi parë. Ti çfarë nuk ke thënë për mua brenda atij programi dhe në mënyrën më të shémtuar dhe më ke génjyer sy për sy dhe Tea unë ty këto nuk t’i harroj. Do t’i mendosh do t’i elaborosh dhe do vish të m’i thuash.

Ajo ka qenë e vërteta e vetes së vet. Vetëm me veten tënde ke qenë e vërtetë, vetëm me gjërat që ke bërë ti ke qenë e vërtetë”, tha Shqipja drejtuar Teas.

Më pas ajo i doli në mbrojtje aùtores së “Për’Puthen”, Olsa Muhametit, duke u shprehur se Tea dhe Andi kanë zgjedhur vetë që të génjejnë publikun.

“Olsa të thoshte bëj video nusja dhe dhëndri dhe shko me pushime, që dole aty me ato flokët e shpupuríshura. Nuk mund të hédhësh baltë tek kush të duash ti, me të tjerët po, por jo me mua”, tha Shqipja.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!