Ballina Showbiz Sytë zemra! Fero publikon projektin që i dedikohet vajzës së tij të...

Sytë zemra! Fero publikon projektin që i dedikohet vajzës së tij të porsalindur!

Fero dhe Arbenita Ismajli u bënë prindër për herë të parë në 24 prill.

Arbenita solli në jetë një vogëlushe të cilën çifti po e priste me padurim.

E vogla e tyre u pagëzua me emrin Nina dhe menjëherë pas lindjes nuk munguan fotot në rrjete sociale.

Një lajm tjetër i bukur vjen nga Fero! Ai ka paralajmëruar që të gjithë fansat për projektin më të ri muzikor që është një dedikim për bebushen.

Reperi ka publikuar në Instagram një pjesë të audios së këngës, e cila ka fjalë mjaft të ndjera dhe emocionuese që burojnë nga dashuria e një babai.

“Kush po e pret hitin e radhës” ka shkruar ai krahas audios dhe e ka shoqëruar me një emoji bebe për të konfirmuar se kjo i kushtohet të voglës së tij.

Së fundmi reperi ka treguar se Nina ka bërë setin e saj të parë fotografik. Fero ka postuar në Instagram një video të vogëlushes, teksa e bëjnë gati për fotot.

Ajo shihet e mbuluar me një veshje në ngjyrë vjollcë dhe rozë dhe në disa sekuenca të videos mund të dallohet një pjesë e vogël e portretit të saj, ndonëse ai ja ka fshehur me një emoji.

Ndryshe nga disa personazhe të tjerë VIP që s’e kanë pasur aspak problem të tregojnë portretin e fëmijës, Fero dhe Arbenita e kanë ndarë mendjen që s’do të na e tregojnë fytyrën e Ninës. Të paktën tani për tani jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Must Read

A do jetë Stresi pjesë e koncertit të Noizyt? Ja ku e keni përgjigjen përfundimtare! (VIDEO)

“Alpha Show” do të jetë koncerti madhështor i Noizy-t! Shumë artistë shqiptarë e të huaj do të performojnë në skenën gjigante. Por a do të...

Ritem veror dhe tekst bànal, kjo është kënga e Era Istrefit dhe Mozzik që u anullua! (VIDEO)

Të gjithë po prisnim të dëgjonim për herë të parë një bashkëpunim mes dy artistëve më në zë të momentit, Mozzik dhe Era Istrefit. Vetë...

Noizy publikon këngën e re, Loredana pjesë e klipit si dikur me Mozzik! (FOTO)

Noizy ka publikuar këngën e tij më të re dhe surprizë: Ashtu siç u kishim njoftuar, në klip shfaqet edhe reperja Loredana! Kënga “Benzi i...

‘Alpha Show’ është gati! Noizy tregon se ç’pritet të ndodhë gjatë natës së sotme! (FOTO)

Prej disa javësh reperi i mirënjohur Noizy ka njoftuar për një koncert i cili do të bëjë bashkë fansat e tij të rinj, por...

Donaldi rikthen trekëndëshin e dashurisë, ja cili është dedikimi që po çménd rrjetin! (FOTO)

Të gjithë e dimë se pas ngjàrjeve të ndodhura në “Big Brother Vip” çdo tekst i Donaldit është një dedikim për Bora Zemanin. Qoftë për...
error: Alert: Content is protected !!