Jo gjithçka që shohim në ekran është ashtu siç duket dhe jo çdo momenti duhet t’i besojmë.

Ok, e kuptojmë që për hir të skenës që do të paraqitet, dikush duhet të aktrojë, por ndonjëherë plani shkon keq.

Kështu ka shkuar edhe për këngëtaren Soni Malaj, e cila ka qenë duke xhiruar baladën e saj të dashurisë por shpesh gjatë filmimeve e ka kapur e qeshura.

“Çfarë ndodh në të vërtetë prapa videove muzikore.”- shkruan Soni krahas videos së saj.

Në dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtarja bëri një rrëfim shumë të sinqertë rreth jetës së saj, duke nisur nga fëmijëria e kaluar në Tropojë e deri tek marrëdhënia me partnerin e saj aktual, Klevin.

Soni nuk ju shpëtoi as pyetjeve për martesën e saj të parë dhe dívorcín me balerinin italian, Mirko. Soni Malaj: Ja si është sot marrëdhënia ime me Mirkon - Opinion.al

Arditi e pyeti këngëtaren nëse ajo ka pasur si qëllim të marrë pasaportën italiane nga martesa me Mirkon, pasi kjo gjë u fol gjatë disa vite më parë.

Soni u shpreh se ajo nuk ka as letrat italiane, por vetëm vajza e saj ka pasaportën e shtetit fqinj.

Këngëtarja foli edhe në lídhje me dívorcín e bujshëm dhe u shpreh se nuk ka pasur tràdhti, por diçka më të madhe e të thellë.

“Njerëzit kanë shumë ideale patriotike që më duken patetike tani. Nuk ka pasur tràdhti, janë disa gjëra të tjera që thellë-thellë janë më të mëdha”, tha Malaj.

Ajo tha se me Mirkon ka një raport të mirë, që si fillim është krijuar për shkak të vajzës së tyre, Anës, por tashmë po përpíqen të krijojnë një marrëdhënie sa më korrekte, sepse duan apo nuk duan do të jenë gjithnjë pjesë e njëri-tjetrit.

 

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!