Kujtimi i vetëm që kemi nga çifti i bujshëm Soni Malaj dhe Flori Mumajesi është super hiti i tyre “Fluturime”, i realizuar shumë vite më parë.

Ndarja e tyre erdhi krejt papritur edhe pse ishte një ndër çiftet e shumëpërfolura, veçanërisht pasi dolën hapur në publik, me puthjen e tyre në Këngën Magjike.

Ata kanë thuajse një dekadë të ndàrë dhe raportet e tyre pas ndarjes mbetën korrente, mirëpo diçka i ka bërë sërish bashkë: Kënga Magjike!

Më saktë, Soni do të marrë pjesë këtë vit në festivalin e “Këngës Magjike” dhe për projektin e saj ka trokitur në studion e “Three dots”.

“Është një nga këngët më të veçanta që unë kam. Kënga mu propòzua nga Threedots. Djemtë pasi përfunduan këngën thanë:

“Këtë këngë vetëm Soni Malaj mund ta këndojë.”- tregoi Soni për produksionin e spektaklit.

Kënga e saj titullohet “Versioni im” dhe për vijën melodike është kujdesur Bruno.

Rikujtojmë se Soni ka marrë pjesë 9 herë në festivalin e “Këngës Magjike” dhe ka shkëlqyer në çdo dalje të sajën.

Ndaj, jemi të bindur se këngëtarja do të shkëlqejë sërish po aq fort dhe jemi tepër kuriozë të dëgjojmë këngën me të cilën do të përfaqësohet, si ‘bashkëpunim’ me “Three Dots”.Featured image of article: Kënga Magjike bën sërisht bashkë Soni Malajn dhe Flor Mumajesin

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!