Sindi mungoi për disa ditë më radhë në “Për’Puthen” pas debatit që pati me Julin.

Ndërsa sot ajo u rikthye në studio dhe u duk shumë më e qetë nga hera e fundit që u largua e përlòtur nga programi.

Sindi u shpreh se ka kaluar një periudhë të vështírë, por ka vendosur që të bëjë paqe me Julin dhe këtej e tutje të mos ju kthehet oféndimeve në të njëjtën mënyrë, por me dashuri.

Ajo u shpreh se ka vendosur të harrojë çdo gjë që ka ndodhur me Julin dhe të dy të nisin një kapitull të ri si dy miq, por jo më shumë se kaq.

Gjithashtu Sindi kërkoi që t’i dhuronte një përqafim Julit, por fillimisht ai nuk pranoi.

Juli tha se nuk i beson fjalët e Sindit, sepse nuk i duken sikur dalin vërtetë nga goja e saj por ja shkruan dikush tjetër.

“Nëse e ka të vërtetë është një gjest shumë fisnik, por kjo është e shkruar”, u shpreh Juli.

Por më vonë ai u bind dhe të dy i dhuruan një përqafim njëri-tjetrit, duke i dhënë fund àrmiqësisë.

Në fund Sindi tregoi se në këto ditë të vështira i kanë qëndruar pranë Shkëqlimi, Princi, Geljani dhe Blerimi. Ndërsa nga vajzat ajo u shpreh se është interesuar vetëm Ledjana, që sipas saj i ka mbështetur gjithmonë vajzat e tjera në program.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!