Në dhjetor të vitit që lamë pas, Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për herë të parë.
Ata u bekuan me një bebushe të ëmbël, të cilën e pàgëzuan me emrin shumë të veçantë, Poem Blu.
Menjëherë pas lindjes, Poema u bë me një llogari personale në Instagram dhe u kthye në një ndër bebushat më të famshëm të shoëbiz-it.
Madje, mami Sara dhe babi Ledri s’e kanë pasur aspàk pròblem të tregojnë portretin e të voglës në rrjete sociale, duke na kënaqur sytë me pòza të shumta.
Së fundmi, bukuroshja ka publikuar një video së bashku me Poem Blu, ku duket se si e vogla e gjùan me shkélma në fytyrë herë pas here.
Epo mesa duket mami Sara e ka marrë me sportivitet dhe po e shijon këtë “hàll” të ëmbël pasi e ka ndàrë me të gjithë ndjékësit.
Më herët, partnerja e Ledrit ka treguar se ka harruar tashmë çfarë është gjumi, pasi qëndron pas të voglës ditë e natë.
Për më tepër, Sara ka arrítur deri në atë pikë lodhjeje, saqë ndonjëherë dëshiron të jetë babai. (Sigurisht, baballarët rrinë rehat!).
“Vràs mendjen çfarë ndjesie është të flesh”- shkruan Sara krahas fotos me të voglën.
Dikush i është përgjigjur: “O po kjo është ndjenja më e bukur, të rrish zgjuar me një ëngjëll të vogël që të zgjat jetën.”-janë fjalët të cilat Sara është e bindur se vijnë nga një mashkull.
“Të jesh nënë është mrekulli, por ndonjëherë seç të vjen një dëshirë të jesh babi”- shkruhet në memen që Sara ka ndàrë, ku i ankohet Ledrit:
“Dua të jem unë baaaabiiiiii”- shkruan ajo. Epo, shtatzënia dhe mëmësia i ka këto!