Ballina Magazina Rudina Dembacaj shtatzënë? Moderatorja nënë për herë të dytë? (FOTO)

Rudina Dembacaj shtatzënë? Moderatorja nënë për herë të dytë? (FOTO)

Moderatorja Rudina Dembacaj përpiqet të jetë sa më aktive për ndjekësit e saj në rrjete sociale dhe një veçori që e karakterizon është sinqertiteti.

Ajo publikon vazhdimisht ndan me ndjekësit e saj në rrjete sociale momente nga përditshmeria e saj dhe fotoja e fundit që ajo publikoi ngjalli shumë dyshime në rrjet.

Dembacaj ka postuar dy foto në Instagram, ku shihet me barkun paska të rrumbullakosur. Kjo u ka mjaftuar fansave që të nisin menjëherë dyshimet për një shtatzani të mundshme.

“Je shtatzënë?”, e kanë pyetur ndjekësit, ndërkohë Rudina akoma nuk ju ka kthyer përgjigje dhe madje i ka fshirë këto komente.

Kujtojmë se Rudina Dembacaj dhe partneri i saj Mark Frroku u kurorëzuan me martesë në ditën e parë të vitit 2021.

Propozimi ka ardhur si një surprizë e vërtetë për Rudinën, pasi Marku kishte përgatitur vetë gjithçka në detaje. Aktorja ka zbuluar se ai i ka propozuar në një nga vendet më të bukura të Turqisë, Cappadocia, dhe momentin më të bukur të jetës e kanë fiksuar përmes disa fotografive.

Më 1 janar, ajo na ka surprizuar të gjithëve, teksa ka publikuar disa foto nga Bashkia e Tiranës, ku shihet bashkë me Markun. Ata janë martuar. sigurisht pa ceremoni, vetëm në praninë e personave që kanë bërë celebrimin.

Megjithatë, aktorja e humorit premton se shumë shpejt do bëjnë edhe dasmën, ndërsa tashmë mban mbiemrin e Markut.

error: Alert: Content is protected !!