Rezultatet e Exit Poll të parë në RTV Ora nxjerrin fituese Opozitën e Bashkuar.

Artan Hoxha, i ftuar në studion e RTV Ora shprehet se këto janë zgjedhjet e para që në vitin 1991 ku opozita garon e zhveshur nga të gjitha pushtetet dhe pavarësisht rezultatit përfundimtar ky është një kthim spektakolar i opozitës si një fuqi ndryshuese dhe garantuese e demokracisë

Hoxha: “Vetëm në 91 ne kemi pasur një opozitë që ishte jashtë çdo pushteti dhe kjo na përsëritet në 2021. Opozita hyri në këto zgjedhje duke qenë jashtë çdo pushtet, edhe në pushtet qendror, edhe në pushtet vendor edhe në orgànizma të ndërmjetme kushtetuese ku u la jashtë për arsye të mungesës së saj në Parlament dhe në organizata të tjera. Kjo do të thotë cilido qoftë rezultati në vetvete ai është një kthim spektakolar i opozitës si një fuqi ndryshuese dhe garantuese e demokracisë.

Pas 30 vitesh, kthehemi me një palë zgjedhje ku opozita garon me dinjitet duke qenë e zhveshur nga çdolloj pushteti përballë nje kryeministri dhe një qeverie e cila jo vetëm ka gëzuar të gjthë fuqinë e ekzekutivit qendror, plus të gjithë fuqinë e pushteti vendor, plus dhe nënshtrimin thuejse total të instituciomeve të ashtuquajtura të pavarura të shteti.”

Të dhënat për partitë e tjera janë si më poshtë:

PS ka 46% të votave, PD ka 44% të votave dhe LSI 6%, PSD 0.5-2.5%  Thurje 0-2% Parti të tjera 1.5-3.5%

Exit Poll II i Rtv Ora&Noto, Rama e mbyll me dy mandate, opozita rikthehet

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!