Bes Kallaku u rikthye sërish në ekran, këtë herë në një program të ri humori ku aktori i humorit drejton emisionin në krah të Jona Spahiut.
Kur politika hesht, njerëzit argëtohen dhe për shkàk të héshtjes zgjedhore, aktorët vendosën të vijnë në një tjetër formë.
Këtë mbrëmje, Bes Kallaku dhe Jona Spahiu vendosën që t’i bënin diss njëri-tjetrit.
“Edhe një gjo mbaje që ta kesh, se Kosherja plot bletë, tashmë e ka një mbretëreshë”, i tha Jona-Besit.
I njohur për tipin e tij mjaft karizmtik, Besi nuk u kursye aspak dhe i ktheu Jonës një përgjigje epike.
“Hej Jona Jona, ti për prezantim me vërte që qenke nona. Kujton se je IN, kujton se je firmato, dukesh si kamariere a ma bo një makiato? Me ta thon një fjalë, me ta thonë të vërtetën, sa fansa ka Ija ime, ti si bo gjithë jetën”, u shpreh Bes Kallaku
Ndërsa sa i përket raportit me Bes Kallakun, Jona tha:
“Unë me Besin kemi punuar më herët me të njëjtin televizion. Kemi raporte shumë të mira. Besi është Besi, ka shumë energji dhe njëri shumë pozitiv”.