Xhensila Myrtezaj është padyshím një nga këngëtaret më të preferuara të publikut shqiptar dhe këtë e kanë treguar gjithmonë shifrat e klikimeve në këngët e saj.
Vit pas viti Xhensila ka realízuar dhjetëra hite dhe shpesh ka bashkuar fòrcat me artistët më në zë për të sjellë projektet më të bukura muzikore.
Dueti i fundit që ajo solli ishte me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit.
“Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavàrësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej, kënga rezultoi si më e suksesshmja e 2020-s.
Për këtë vit, këngëtarja ka përgatitur një tjetër surprízë që do të vijë shumë shpejt. Xhensila ka ndàrë në llogarinë e saj në Instagram pamje nga videoklipi i saj i ri, teksa shkruan krahas postimit:
Sot, këngëtarja na ka qerasur me të tjera pamje nga videoklipi, ku shkëlqen nga koka tek këmbët:
“Prive” ka mësuar se këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk.
Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë.
Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.