Jasmina dhe Andi kanë qenë prej javësh të tëra një ndër çiftet më të komentuar të këtij edicioni të dytë të “Për’puthen”.

Ata rrémbyen vëmendjen e publikun që me takimin e tyre të parë, ku shfaqën afrimitet të madh me njëri-tjetrin.

Më tej, Jasmina befasoi me vendimin e papritur në “Për’puthen Prime”, teksa u çua dhe i dhuroi Andit një puthje në buzë në mes të studios.U dashuruan këta? Jasmina e thotë më në fund Andi, unë jam vetëm për ty! – Nnews

Jasmina u pa shumë e emocionuar pas puthjes me Andin dhe gjithashtu i konfirmoi Arjanit se kishte përjetuar aq shumë emocione, sa kishte nisur të dridhej prej tyre.

Ajo e ka pranuar që prej fillimit tërhéqjen për Andin dhe duket se ky pëlqim po i kthehet në ndjenjë më të fortë.

Puthjet kanë vazhduar të jepen, ndërkohë që të gjithë dyshojnë se ata mund të jenë të lídhur me njëri-tjetrin.

Për t’i vërtetuar Jasminës se është serioz në njohjen me të, Andi deklaroi më herët që është vetëm për Jasminën në emision, ndërsa kjo e fundit tha se do të vazhdojë edhe takimet me djemtë e tjerë, pasi nuk ka ende aq shumë siguri nga Andi për të marrë edhe ajo të njëjtin vendim.

Para disa ditësh, po ashtu edhe Jasmina deklaroi se është në program vetëm për Andin.

“Andi Artani deklaroj se në këtë program jam vetëm për ty”, tha Jasmina.

Ndërkohë, ditën e sotme çifti duket se u përça pas tërhéqjes së deklaratës së Andit, i cili u shpreh se është lodhur me mungesën e besimit që ka Jasmina ndaj tij dhe nga ana tjetër konkurretja u shpreh se ishte në dijeni për këtë fakt.

Jasmina: E dija që sot do të ndodhte kjo dhe që Andi do të tërhiqte deklratën. Ne duhet të gjejmë një pikë të mesmë mes njëri-tjetrin dhe nuk dua ta humbas, ndaj dhe i thashë që këto ndjenja që i ke t’i marrësh mrapsht.

Konkurrentja theksoi se shkaku i zënkave të tyre ishte pikërisht pjesëmarrja e Andit në klipin e këngëtares Diona Fona dhe postimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale.

Jasmina: Andi mendon se sa herë që unë mërzitem, do marr se sbën një njeri në telefon. Po ziheshim për gjërat e përsëritura. Nëse ai nuk më respekton mua si femër, unë nuk ia toleroj. Postimet e fotove, të projektit me një vajzë tjetër. A ke foto të tjera më normale i thashë…

Andi: I kam treguar për këtë projekt më përpara dhe prapë acarohet.

Jasmina: Unë e kam marrë vesh në darkë që ai e ka përfunduar xhirimin. Kur i thashë pse e postove foton, i thashë unë nuk jam dakort. Aktualisht ps klipit janë gjërat që më kanë befasur shumë.

Kujtojmë se Andi është shfaqur së fundmi si protagonist në klipin e ri të këngëtares Diona Fona.

Projekti i saj quhet “Sheqer” dhe pikërisht për sheqerin ka pasur përplasje të shumta në emision mes Jasminës dhe Andit. Jasmina ka shfaqur skena xhélozie për Andin dhe këngëtaren dhe thumbat e saj kanë qenë të shumtë.

“Tik tik tik si dinamit”- shkroi Andi krahas një postimi të këngëtares, ndërsa nuk vonoi reagimi i Jasminës.

“Le nam”- i është përgjigjur ajo komentit të Andit, duke e treguar hapur xhélozinë e saj.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!