Ish-konkurrentja e programit “Për’Puthen”, Melisa Lleshi debutoi ditë më parë në muzikë, duke realizuar kështu ëndrrën që e kishte prej 7 vitesh.

Projekti i parë në muzikë i Melisës u titullua “U kry”, projekt ky që u realizua nga Diez Production, me menaxher Bini Nebihun.

Kënga arrit një sukses të madh, pasi kënga arriti mbi 1 milion shikime në Youtube për vetëm 24 orë. Nga ana tjetër, kanë qenë të shumta krítíkat që i janë bërë kësaj kënge nga ndjékësit e Melisës, të cilët nëpërmjet komenteve në rrjetin e saj në Instagram, e akùzojnë atë për autotune.

Së fundmi, Melisa ka njoftuar se së shpejti do të sjellë projektin e dytë muzikor në bashkëpunim me këngëtarin e njohur, Irkenc Hyka.

Ajo ka publikuar në Instagram një foto të saj, shkëpùtur nga videoklipi i këngës, krahas së cilën ka shkruar “E ti po m’don A”, dhe këtë gërmë e ka shoqëruar me një emoji zemër.  Kjo menjëherë ka sjellë reàgime tek ndjékësit të cilët thonë njëzëri “Andi” dhe mesa duket ish-konkurréntja nuk po e fshéh dot më.

Prej kohësh, lart e poshtë po flitet se Andi dhe Melisa, janë në një lídhje së bashku.

Ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, me të njëjtat rroba e në të njëjtën banesë, por asnjëherë s’e kanë pranuar publikisht romancën e tyre.

Madje, në protestën kundër rrémbimit dhe vràsjes së qenve, ata u shfaqën bashkë dhe fotot në rrjet nga “paparacët” nuk munguan.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!