Për sa kohë ishte pjesë e “Për’Puthen”, por edhe pas daljes, Melisa Lleshi ka qenë një nga personazhet më të diskutuar.

Emri saj është përfolur gjatë sa për marrëdhénien me konkurréntët e programit, por edhe për përfshírjen në tregun muzikor shqiptar.

Mirëpo siç duket Melisës i ka ardhur në majë të hundës me thashethemet dhe gojët e líga që flasin poshtë e lart për të.

Së fundmi ajo ka bërë një postim thumbues në Instagram, për të gjithë ata që sipas Melisës mashtrojnë për të ulur emrin e saj.

Megjithatë ajo shton se nuk ka ndërmend të vazhdojë të flasë për ta dhe as të merret më tej.

“Në disa momente dua aq shumë të flas dhe të nxjérr fakte për të përgénjeshtruar mashtrímet dhe génjeshtrat që thoni për mua për të më ulur, por pastaj tërhíqem me veten, sepse them ‘Lëri Melisa, sepse vréri i tyre do i mbysë ndër vete’. Nuk kam pse të kthehém e të merrem me ju sa herë ju do më vini nga pas dhe të kàpeni pas emrit Melisa për të krijuar një shérr mediatik vetëm si e si t’ju shtohen ato followers-a që vdíqët duke i blerë. Fokusohuni tek vetja juaj dhe tek jeta juaj, sepse e kam thënë dhe do e rithem që nga i/e pari/a që ka folur keq për mua dhe deri tek i/e fundit: Unë nuk merrem me ju asnjëherë! Me paqe dhe dashuri”, ka shkruar Melisa.

Ajo nuk ka përmendur emra konkret dhe nuk dihet se kujt i referohet me këto fjalë, por disa ditësh në media është përfolur se ajo i ka dhënë fund kontratës muzikore me producentin Bini Diez pas një shérri.

U tha se bashkëpunimi i tyre përfundoi me zénkë dhe Melisa është parë këto kohë në një tjetër studio muzikore, ku po punon për këngën e re.

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!