Lorik Cana mes siguri ka bërë për ujë të ftohtë bashkëshorten e tij mbrëmjen e sotme.

Si fillim ai ndau në Instagram disa fjalë shumë të ndjera për një ish-partnere të tij.

Loriku shprehet se sot kishte parë ish-in pas 10 vitesh dhe se aty kishte kuptuar se e kishte marrë malli.

“Dua të ndaj diçka speciale me ju sot. Pashë ish-in tim pas më shumë se 10 vitesh. E di sa e vështirë është ta them, mbase edhe e gabuar, por shumë kujtime dhe pasion më kthyen pas në kohë. Ajo është akoma shumë tërheqëse dhe një bukuroshe e vërtetë. Madje ka akoma një tatuazh me emrin tim. Shpresoj të të shoh një ditë. Më mungon”, shkroi Loriku në postimin e tij.

Dhe më pas vendosi që ish të dashurën e tij bukuroshe ta prezantonte me gjithë publikun.

Ndërkohë që të gjithë pritëm me zemër të ngrirë ta shikonim se për kë bëhej fjalë, ai publikoi thjesht videon e makinës së tij të vjetër.

E gjithë kjo ishte një rreng nga Loriku, që ne nuk e dimë si do e ketë pritur Monica.

Nëse nuk ka qenë në dijeni të gjithë kësaj me siguri Loriku do e ketë “pësuar keq”.

Ndërkohë kujtojmë se në janar të 2020-s ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare u bë baba për herë të dytë.

Monica solli në jetë fëmijën e dytë të çiftit, një vogëlushe që e pagëzuan me emrin Enkeleida.

Ata kanë edhe një djalë të quajtur Boiken, që nuk e kanë prezantuar ende me publikun, njësoj si të voglën. Si rrallë më parë gruaja e Lorik Canës që na ka bërë aq shumë krenar  shfaqet me dy fëmijët duke...

By Juda

Leave a Reply

Your email address will not be published.

error: Alert: Content is protected !!